16:02 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Basha takim me gra dhe vajza: Në 11 maj zgjedhja është, ose për familjen dhe Shqipërinë ose me Edi Ramën dhe shoktë e tij te 7×7-313

18:46 | 10/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha takim me gra dhe vajza: Në 11 maj zgjedhja është, ose për familjen dhe Shqipërinë ose me Edi Ramën dhe shoktë e tij te 7×7-313

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në takimin me gratë dhe vajzat ku foli për pikat e programit për familjen, theksoi rëndësinë e zgjedhjes që do të bëhet më 11 maj. Ai tha se qytetarët do të zgjedhin mes një të ardhmeje më të mirë për familjet e tyre dhe Shqipërinë, apo vazhdimit të politikave të Edi Ramës me 7×7-313, të cilat, sipas tij, kanë çuar në rritje të çmimeve dhe varfëri për shumë familje shqiptare.

Basha nënvizoi se çmimet e larta dhe rritja e kostos së jetesës janë pasojë e korrupsionit dhe politikave të gabuara, duke i drejtuar një thirrje për gratë dhe vajzat në veçanti, nëse “besojnë tek e ardhmja e familjes, apo tek Edi Rama pas 12 vitesh në pushtet? A janë me të ardhmen e fëmijëve të tyre, apo me njeriun që largoi të rinjtë në emigracion, sepse të dyja bashkë nuk shkojnë”.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Më 11 maj duhet të bëni një zgjedhje. Një zgjehdje e cila nuk është thjesht shënim në një fletë votimi, jo. Ajo që do të pasojë, ajo që do të rrjedhë, ka të bëjë drejtpërdrejtë me ju, nënat shqiptare, motrat shqiptare, bashkëshortet shqiptare. Dhe natyrisht edhe në krahun mashkullor, me ne burrat dhe bijtë tuaj, me baballarët që jemi dhe shkaktarët kryesorë të problemit, siç edhe e ka prioritizuar edhe drejtësia re. Sepse shumica e atyre që janë tek 7×7-313, janë shokët, nuk janë shoqet.

Pyetja që duhet t’i bëni vetes është, a besoj tek familja ime, apo besojmë tek Edi Rama, se të dyja nuk rrinë bashkë. A besojmë tek një e ardhme më e mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, apoo besojmë tek Edi Rama pas 12 vitesh në krye të vendit. A besoj tek e ardhmja e fëmijëve të mi, a besoj tek një e nesërme më e mirë, apo besojmë tek Edi Rama? Kjo është një pyetje e zhveshur nga tonaliteti elektoral, politik të një fushate elektorale, duhet t’ia bëjmë gjhithësecilit prej nesh, siç keni filluar ta bëni. Çdo gruaje, çdo nëne, çdo bashkëshorte ku futet në treg dhe kap me dorë ato mallra të konsumit të përditshëm, të të njëjtës cilësi, ose ndonjëherë edhe më të dobëta se ato që blen nëna, bashkëshortja, bija shqiptare e Kosovës, apo e Maqedonisë së Veriut. Dhe shikon që ka një çmim pothuajse dyfish, dhe ky çmim i lartë, se gjithë kostoja e jetesës e ka një shkaktar, është pasojë e korrupsionit. E ka një përgjegjës që nuk i ikën dot përgjegjësisë, edhe pse përpiqen t’i ikin pyetjes ku i ke shokët.

Dhe pikërisht këtyre iu drejtohem dhe do t’u drejtohem: Jeni me njeriun që për 12 vite është shkaktari i këtyre çmimeve të rritura. Që ka zvogëluar tavolinën tuaj, ka zbrazur, ka holluar xhepat tuaj, nënave që fëmijët i kanë në emigracion e në veçanti emigracionit masiv të këtyre 12 viteve të fundit, shumica prej tyre të rinj. Duhet t’u drejtojmë pyetjen: A jeni me fëmijët tuaj, apo fëmijët që akoma janë këtu dhe mendojnë emigrimin si e vetmja rrugëdalje? A jeni me fëmijët tuaj, me të ardhmen e familjes tuaj, apo jeni me Edi Ramën. Se të dyja nuk mund të jenë. Të jesh me Edi Ramën do të thotë të përzësh fëmijët e tunga familja jote. Do të thotë të pranosh çmimet e shportës ushqimore dy herë më të larta se në Kosovë, se në Maqedoni, se në Greqi. Këto janë pra pyetjet mbi të cilat do të zgjidhet, do të bëhen zgjedhjet më 11 maj. O me Edi Ramën, o me Shqipërinë. O me Edi Ramën, o me familjen tënde. O me Edi Ramën, o me fëmijët e tu, të dyja bashkë nuk shkojnë.

Pas

Investimet e qeverisë në plazhin e Durrësit: Zgjerojmë pjesën ranore me 100 metra. Pjesa e plazhit do të lidhet me plazhin e ri të Marinës

Para

Ambasadori rus në SHBA, Aleksandër Darçiev: Bisedimet në Stamboll të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike

Para
Ambasadori rus në SHBA, Aleksandër Darçiev: Bisedimet në Stamboll të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike

Ambasadori rus në SHBA, Aleksandër Darçiev: Bisedimet në Stamboll të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike

 



Të Fundit

Vodhën 1 motomjet dhe disa matësa uji në një pallat, arrestohen 2 persona në Tiranë

Tensione në KZAZ-në nr. 31/ Pezullohet numërimi, policia ndërhyn për të larguar vëzhguesit pas përplasjeve me numëruesit

Numërimi drejt fundit, Berisha: 11 maji ishte farsë elektorale, PD do nisë betejën për mbrojtjen e votës

Berisha: Nuk ka fitore nga PS. Zgjedhjet janë grabitur!

“Kosova nuk harron”, Presidentja Osmani përkujton 26-vjetorin e masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

SPAK, BKH dhe Policia e Shtetit aksion në Shkodër, shoqërohen disa persona të dyshuar për krime zgjedhore

“Aleatët e NATO-s duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen”, ambasada e SHBA: Synimi është investimi sa 5% e PBB-së

Detaje/ Rrëmbimi i 29-vjeçares në Tiranë: U njohën në rrjete sociale, vajza s’pranoi të shkonte në shtëpinë e autorit, tentoi të hidhej nga makina

’11 maji’/ Celibashi, mesazh anëtarëve të grupeve të numërimit e të KZAZ-ve: Cenimi i votës së çdo kandidati në listën “e hapur” sjell pasoja ligjore!

Von der Leyen i uroi për fitoren, Rama i përgjigjet presidentes: Mbështetja jote ka shumë rëndësi në këtë moment përcaktues në rrugën e Shqipërisë drejt BE

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.