12:26 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Basha takim me zëdhënësin e CDU/CSU Gunther Krichbaum, në fokus vettingu i politikanëve dhe reforma zgjedhore

19:48 | 26/10/2023
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha takim me zëdhënësin e CDU/CSU Gunther Krichbaum, në fokus vettingu i politikanëve dhe reforma zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti sot në selinë e kësaj partie z. Gunther Krichbaum, Zëdhënës i Çështjeve Europiane të Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag dhe anëtar i Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane. Në takim morën pjesë edhe nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së.

Z. Basha i shprehu z. Krichbaum mirënjohjen e thellë për kontributin e tij të veçantë dhe të CDU-së në mbështetje të PD-së dhe rrugëtimit europian të Shqipërisë.

Partia Demokratike është thellësisht e përkushtuar për të kontribuar në proceesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE si interesi më madhor i shqiptarëve.

Z. Basha theksoi se lufta kundër korrupsionit është prioritet kombëtar i Partisë Demokratike, jetik për ecjen përpara dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Shqipëria renditet ndër vendet më të korruptuara ne botë dhe kjo e bën edhe me emergjente luftën kundër këtij fenomeni. Partia Demokratike mbështet punën e institucioneve të drejtësisë dhe inkurajon SPAK të vijojë me vendosmëri përpjekjet për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të çuar para drejtësisë ata që kanë abuzuar më paratë dhe besimin e qytetarëve.

Z. Basha e njohu z. Krichbaum edhe me iniciativën për vetting-un e politikanëve, proçes i cili synon të pastrojë politikën duke bërë transparencë mbi ligjshmërinë e pasurisë dhe pastërtinë e figurës në raport me lidhjet me krimin e organizuar të politikanëve.

Një vend të veçantë në këtë takim zuri edhe reforma zgjedhore dhe domosdoshmëria për t’i dhënë fuqi votës së qytetarëve dhe garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kryetari i PD e njohu me propozimet e Partidë Demokratike për listat 100% të hapuara, që qytetarët të zgjedhin vetë deputetin që do t’i përfaqësojë, votim dhe numërim elektronik, votën e diasporës dhe rritjen e masave ndëshkuese për përdorimin e administrates dhe fondeve publike për qëllime elektorale.

Duke u ndalur te zhvillimet në Partinë Demokratike, z. Basha theksoi se partia është në një proces riorganizimi të saj, ku shumë të rinj tashmë janë bërë pjesë e përgjegjësisë për të ndërtuar alternativën që presin dhe duan shqiptarët. Brenda marsit të vitit të ardhshëm, PD do të përzgjedhë ekipin e kandidatëve për deputetë dhe do të nisë diskutimet publike mbi programin e saj, me propozime dhe objektiva që do ta ndryshojnë Shqipërinë dhe përshpejtojnë futjen e saj në BE.

Pas

Milan kapitullon në Paris, kualifikimi tani është në rrezik

Para

“Njerëzit duan që Haaland të dështojë”, Guardiola i përgjigjet atyre që vënë në diskutim cilësitë e norvegjezit

Para
“Njerëzit duan që Haaland të dështojë”, Guardiola i përgjigjet atyre që vënë në diskutim cilësitë e norvegjezit

"Njerëzit duan që Haaland të dështojë", Guardiola i përgjigjet atyre që vënë në diskutim cilësitë e norvegjezit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ina Zhupa kundër ligjit për Zonat e Mbrojtura: “Antikushtetues dhe shkatërrues për trashëgiminë kombëtare”

Izraeli sulmon centralin bërthamor të goditur nga SHBA-të

E paprecedentë në Vlorë! Aksidenti shkakton konflikt mes shoferëve, njëri prej tyre përplas makinën tjetër dhe e nxjerr nga rruga

Kadastra e Ullirit/Regjistrime të reja në Fier dhe Vlorë,cilat janë zonat e përfshira

Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq dy vëllezër për vrasje me paramendim, tre të tjerë të akuzuar për përkrahje dhe moskallëzim krimi

Rinumërimi në Tiranë/ PD dhe PS mbi 400 vota të padrejta në procesverbalë

Pas sulmeve amerikane, Khamenei i kërkon mbështetje Putinit

Irani lëshon raketa dhe dronë drejt Izraelit, paralajmëron edhe SHBA-në

Kina thirrje për ulje të tensioneve Izrael-Iran për të parandaluar krizën ekonomike

Dështon tentativa e 36-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.