20:16 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Basha takon ministrin italian: Vlerësoj rolin e tij për goditjen e të paprekshmëve

14:03 | 03/11/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha takon ministrin italian: Vlerësoj rolin e tij për goditjen e të paprekshmëve

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur pas takimit me ministrin italian Marco Minneti. Ai vlerësoi rolin e tij për goditjen e të paprekshmëve në vendin tonë. 

“Italia do të vazhdojë të ndihmojë për luftën ndaj bandave. Vlerësoj ministrin Minniti për fjalën e tij që duhet të goditen bandat dhe të paprekshmit. Mora vlerësimet për rolin e opozitës, si një opozitë e përskushtuar ndaj kauzës për luftën kundër drogës. Në Shqipëri të mos ketë të paprekshëm dhe drejtësia të jetë njësoj për të gjithë”, u shpreh Basha.

FJALA E MINNITIT:

Më lejoni në rradhë të parë të shpreh përgëzimet e mija për kolegun tim, mninistrin e Brendshëm shqiptar që ka organizuar këtë takim kaq të rëndësishëm, që shënon bashkëpunimin mes dy vendeve.

Është një marrëdhënie që ka lindur para shumë vitesh dhe janë bërë përherë e më shumë hapa përpara dhe shënon përmirësim edhe në kuadër të krimit të organizuar. Kemi pasur një bashkëpunim të plotë që ka çuar në rezultate mjaft të mira. Unë falenderoj edhe ofircerët e Guarda Di Finanza. Më lejoni të them dy gjëra që operacionet e rëndëishme duken në kohë, dhe dua që ta çojmë përpara edhe në vitet e ardhshme.

Dhe së dyti duhet të çojmë përpara misionin për një objektiv strategjik kundër krimit të organizuar edhe për këtë do të keni bashkëpunim të plotë. Ne duhet të godasim të paprekshmit sepse në Europë në Itali nuk ka të paprekshëm, ky është një objektiv shumë i rëndësishëm dhe për këtë duhet që të bashkëpunojmë së bashku.

Dua të falenderoj këtu të gjithë ambasdorët që janë të pranishëm që pme praninë e tyre e kanë bërë edhe më të plotë bashkëpunimin. Këtu në Ballkan luhet një lojë shumë e rëndësishme me tre sfida: e para ajo kundër trafikut të lëndëve narkotike, e dyta kundër migrimit të paligjshëm dhe e treta është ajo kundër terrorizmit.

Duke iu falenderuar shumë të gjithëve ju më lejoni që t’iu bëj edhe një vërejtje me karakter personal. Nuk është hera e parë që vij në Shqipëri, shoh që ata që kam përballë kanë qenë atëherë në shkollë, dhe kjo është e jashtëzakonshme për ndryshimin që ka përjetuar ky vend, me sinqeritet të plotë kur erdha nga aeroporti shoh që Tirana ka ndryshuar shumë.

Ka ndryshuar sigurisht për më mirë, po ka ende probleme gjigande për t’u zgjidhur po sidoqoftë ju duhet të bëni akoma më shumë punë. Shqipëria ka qenë shumë më mirë se ç’ka qenë më parë.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Bashalulzim basha
Pas

WhatsApp bllokohet për rreth një orë, anomalia prek dhe Shqipërinë

Para

KQZ rrëzon PS-në, vendoset kundër heqjes së mandatit të krybashkiakut demokrat të Mallakastrës. 

Para
KQZ rrëzon PS-në, vendoset kundër heqjes së mandatit të krybashkiakut demokrat të Mallakastrës. 

KQZ rrëzon PS-në, vendoset kundër heqjes së mandatit të krybashkiakut demokrat të Mallakastrës. 

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

Aksident i rëndë në afërsi të Tepelenës, përplasen dy makina, humb jetën rrugës për në spital fëmija 7-vjeçar

Nga portet e Europës tek bankat offshore/ Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdorën sistemi ‘Hawala’ dhe llogaritë në parajsa fiskale

Situata me zjarret në vend, ministri Vengu: 17 vatra aktive, 1000 forca në terren dhe mbështetje nga ajri me helikopterë e avionë

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine, SPAK bën reagimin zyrtar: Sekuestrohen 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro. 16 persona nën hetim

Zjarri me përmasa të mëdha aktivizohet në zonën e Konispolit, rrezikohen banesat. Zjarrfikëset ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

EMRI/ Dhunohej nga burri, gruaja largohet nga shtëpia. Policia arreston 58-vjeçarin në Tropojë, nis kërkimet për 48-vjeçaren

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.