11:19 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

KQZ rrëzon PS-në, vendoset kundër heqjes së mandatit të krybashkiakut demokrat të Mallakastrës. 

14:12 | 03/11/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
KQZ rrëzon PS-në, vendoset kundër heqjes së mandatit të krybashkiakut demokrat të Mallakastrës. 

KQZ rrëzon PS-në, vendoset kundër heqjes së mandatit të krybashkiakut demokrat të Mallakastrës. Votimi është kryer pak minuta më parë, dhe 4 anëtarë kanë votuar kundër heqjes së mandatit të tij

Në një njoftim për mediat të PS thuhej se Prokuroria dhe kryetari i KQZ, Klemend Zguri kanë shkelur ligjin. Nga ana tjetër vetë Kapllanaj ka thënë  se ai është korrekt me atë që ka shprehur në formularin e dekriminalizimit.

PS thotë se “KQZ ditën e sotme do të marrë në shqyrtim Vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për rezultatet e verifikimit të Agron Faslli Kapllanaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit”

“Konstatojmë se në kundërshtim flagrant me ligjin, Prokuroria, ndonëse në vendimin e saj e pranon se subjekti deklarues Agron Kapllanaj përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2, gërma c) të ligjit 138/2015 … pasi … me vendim të datës 07.04.2003, cili ka marrë formë të prerë në datë 17.02.2004, z.Agron Kapllanaj është dënuar me 2 vjet heqje lirie dhe 200 euro gjobë për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes”…”, si përfundim vendos të mbyllë të dy sytë për këtë kryebashkiak përfaqësues të Partisë Demokratike, duke i falur atij qëndrimin në detyrë, me arsyetimin se “ndalimi 10-vjeçar i parashikuar nga ligji për dekriminalizimin në lidhje me këtë masë dënimi ka përfunduar tashmë prej 1 viti” (në 16.02.2016). Ndërsa vepron kështu, Prokuroria harron, apo bën sikur harron se, për shkak të natyrës dhe qëllimit të posaçëm të ligjit për dekriminalizimin, ligjvënësi vendosi që t’i japë atij fuqi prapavepruese, ndaj edhe koha prej nga kur duhet të fillojë përllogaritja nuk është dita kur Prokuroria përfundon verifikimin e saj, por koha kur subjekti që verifikohet ka marrë mandatin, pra këtu e dy vite më parë, në qershor 2015. Rrjedhimisht, mandati i Kapllanaj tashmë dukshëm rezulton të jetë në kushtet e pavlefshmërisë absolute, pasi është subjekt i ndërshkueshëm prej ligjit “për dekriminalizimin”.
Si të mos mjaftonte “zemërmirësia” e paligjshme, sepse ligji nuk i ka dhënë tagër Prokurorisë të bëjë intepretimin apo të falë ndonjë subjekt dhe si të mos mjaftojë as standardi i dyfishtë i Prokurorisë, kësaj i shtohet edhe shpërdorimi i detyrës nga ana e Kryetarit të KQZ (përfaqësues i opozitës), i cili ndonëse e ka patur në zyrën e tij këtë informacion që në datën 16.10.2017, me urdhër të Lulzim Bashës vendosi të mos respektojë detyrimin ligjor për ta përcjellë atë në mbledhje publike të institucionit brenda 10 ditëve, sikundër e detyron neni 10 i ligjit nr.138/2015 “për dekriminalizimin”., thuhet në njoftimin e PS. 

Më tej PS vjon duke sqaruar se “U desh iniciativa e dy anëtarëve të KQZ, të cilët kanë kërkuar thirrjen e mbledhjes së KQZ përmes një procedure të pazakontë, që më në fund çështja të shqyrtohet sot në KQZ.
Le të shpresojmë që sot, të shtatë anëtarët e KQZ, do të jenë lartësinë që iu imponon detyra dhe ligji, për të vendosur përfundimin e mandatit të këtij subjekti, i cili përtej çdo konsiderate njerëzore, nuk meriton më të qëndrojë në detyrën e lartë të Kryebashkiakut të Mallakastrës.”

Partia Demokratike, e cila gjoja përbetohet si “luftëtare” e dekriminalizimit të politikës, përmes këtij veprimi të njeriut të përzgjedhur prej saj në krye të KQZ, humbi një tjetër rast për të treguar se është e angazhuar seriozisht dhe pa dallime politike në këtë betejë.
Ne, dhe jam i sigurt se edhe partnerët e Shqipërisë, do ta ndjekim me vëmendje vendim-marrjen e sotme të KQZ për vijimin e zbatimit me përpikmëri të ligjit të “dekriminalizimit”, mbyll njoftimin PS.

(E.K/SHUPLAKA) 

Etiketa: kapllanajkryetari i bashkise
Pas

Basha takon ministrin italian: Vlerësoj rolin e tij për goditjen e të paprekshmëve

Para

Veliaj takim me kryebashkiakun e Roterdamit: Vendosëm një gur themeli në marrëdhëniet mes dy qyteteve

Para
Veliaj takim me kryebashkiakun e Roterdamit: Vendosëm një gur themeli në marrëdhëniet mes dy qyteteve

Veliaj takim me kryebashkiakun e Roterdamit: Vendosëm një gur themeli në marrëdhëniet mes dy qyteteve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryeministri Rama dhuron gjak: Kjo të “rinon”, të pastron

Kukës/ Procedohet 54-vjeçari që dogji bimësi në Ujmisht, ndezi zjarr për djegie shkurresh

Mallakastër, kapen në flagrancë 2 persona duke kultivuar kanabis në Visokë

Fjala e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa SPIROPALI, në tryezën e diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme

Elisa Spiropali në tryezën për integritetin e SPAK: Drejtësia nuk vjen nga humori i politikës

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, në rrezik Liqeni i Luleve

Avokati i Jamarbër Malltezit dorëzon garancinë për lirimin e tij në SPAK

Finalizohet operacioni “Borders”, kapet 27-vjeçari azerbajxhanas që ndihmonte emigrantët të kalonin ilegalisht kufirin

Vijon prej dy ditësh zjarri në malin e fshatit Dukat, digjet një sipërfaqe e konsiderueshme! Zjarrfikësit ndërhyrje nga toka dhe ajri

Zjarr në qendrën kyçe të të dhënave në Kajro, katër punëtorë të vdekur dhe 22 të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.