Ka nisur shembja e kompleksit teatror në qendër të Tiranës ndërkohë që kjo ka ndodhur pas ndërhyrjes me forcë të qindra efektivëve të policisë ku ka pasur përleshje me aktorët dhe aktivistët.
Gazetarët e Fax News në terren raportojnë se situata është alarmante ndërkohë që mes të arrestuarve është edhe Neritan Liçaj dhe emra të tjerë që prej 2 vitesh nuk kanë lejuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Policia ka ndërhyrë pas qetësimit të situatës në orët e para të mëngjesit, kur edhe disa nga protestuesit ishin larguar, mes tyre dhe kryedemokrati Lulzim Basha, Ky i fundit është rikthyer pak munuta më parë aty, por nuk lejohet të hyjë në kompleks nga gardhi i policisë i cili është i vendosur në afërsi të Ministrisë së Brendshme.
Është shoqëruar dhe Monika Kryemadhi, e cila menjëherë më pas, pas lirimit ka bërë një deklaratë të fortë, ku iu kërkoi qytetarëve të mos njohin shtetin.