22:29 | 02/10/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qeveria shemb me dhunë kauzën e demokracisë, nis shndërrimi i Teatrit Kombëtar në gërmadha. Prangosen artistët

05:25 | 17/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qeveria shemb me dhunë kauzën e demokracisë, nis shndërrimi i Teatrit Kombëtar në gërmadha. Prangosen artistët

Ka nisur shembja e kompleksit teatror në qendër të Tiranës, ndërkohë që kjo ka ndodhur pas ndërhyrjes me forcë të qindra efektivëve të policisë ku janë përleshur me aktorët dhe aktivistët.

Gazetarët e Fax News në terren raportojnë se situata është alarmante ndërkohë që mes të arrestuarve është edhe aktori, Neritan Liçaj dhe emra të tjerë që prej 2 vitesh nuk kanë lejuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Policia ka ndërhyrë pas qetësimit të situatës në orët e para të mëngjesit, kur edhe disa nga protestuesit ishin larguar e ata që ndodheshin aty janë gjendur përballë një ndërhyrjeje “Hollivudiane” të efektivëve të maskuar, të ngjeshur me njëri-tjetrin e të dhunshëm.

Kauza e Teatrit Kombëtar e cilësuar si “Kauza e Demokracisë” (për shkak se prej 2 vitesh e 3 muajsh qëndronte dhe i kishte berë ballë çdo presioni, tentative apo ligjeve të miratuara në mesnatë, ndryshe nga protesta të tjera ku të gjithë e dimë se si kanë përfunduar), ra.

Kalimi në pronësi të Bashkisë së Tiranës me VKM të truallit dhe godinës së Teatrit Kombëtar rreth një javë më parë, rezultoi si vula përfundimtare për fatin e tij.

Sot kryeqyteti por edhe Shqipëria ka një aset historik më pak dhe qeveria një “triumf” më shumë, i fituar me dhunë, mungesë të transparencës, madje edhe të dritës së natyrës pasi siç shpesh ka ndodhur, beteja e saj ishte po në errësirë e mungesë të vigjilencës së qëndrestarëve.

Teatri Kombëtar ka nisur të shembet e bashkë me ta një kauzë për demokracinë, teksa vështirë të shpresohet se një kauza mund të qëndrojë pa njerëz, e njerëz mëngjesin e sotëm në atë shesh ishin diçka më shumë se mbrëmjet e zakonshme kur artistët e aktivistët mblidheshin për të treguar kundërshtinë ndaj vendimit të pushtetit.

Megjithatë, ngjarja e mëngjesit të sotëm është, dhe me shumë gjasë do të mbetet gjatë në kujtesën e shoqërisë shqiptare si rënie e diçkaje dhe ngritja e diçkaje tjetër, ku pushteti shfaqet më i fortë se qytetari ndërsa për demokraci e se si duhej të ishte ajo, ka për të folur e ardhmja. (F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

URGJENTE/ Su.lmohet pas mesnate Teatri Kombëtar, rrihen e gjakosen qëndrestarët. Qindra policë rrethojnë godinën, nis shembja

Para

Arrestohet Neritan Liçaj dhe aktorët e tjerë, Lulzim Basha mbërrin te Teatri, shoqërohet Monika Kryemadhi

Para
Arrestohet Neritan Liçaj dhe aktorët e tjerë, Lulzim Basha mbërrin te Teatri, shoqërohet Monika Kryemadhi

Arrestohet Neritan Liçaj dhe aktorët e tjerë, Lulzim Basha mbërrin te Teatri, shoqërohet Monika Kryemadhi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

“Në një vend me 20 mijë studentë, për çfarë mburremi?”, Ndriçim Mehmeti analizon nisjen e vitit të ri akademik: Çelësat studentëve të mjekësisë, trajtim çnjerëzor

Armando Broja shënon gol në rikthimin e tij si titullar me fanellën e Chelsea

Policia vijon kontrollet në Vlorë në çdo lagje, në kërkim të personave me precedentë penal

Mourinho kapet me kritikët: Sigurisht që nuk jam modest se kam bërë vepra, kam fituar Champions League me Porton

Zëdhënësi i DASH: Nuk mund ta vërtetojmë se Serbia i ka tërhequr trupat nga kufiri me Kosovën

Parlamenti Evropian pritet ta miratojë një rezolutë për raportet Kosovë-Serbi

Rritja e tensioneve në Paqësor, stërvitje e përbashkët e aleatëve në mes të rrezikut kinez

Humbi orientimin në Gjirin e Karaburunit, policia kufitare ndihmon turistin zviceran

“Plehra, qelbësira, u bëtë ju na tregoni pazaret”, deputeti Helidon Bushati kapet keq me protestuesit e ‘Lëvizjes Bashkë’

REL: Hetime paralele kundër Radoiçiqit, por në drejtime të kundërta

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.