Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur ditën e sotme pas mbledhjes së qeverisë, ku iu kundërpërgjigj akuzave të Lulzim Bashës se amnestia penale do të përdoret për të nxjerrë nga burgu zyrtarët e korruptuar.
“Dje në Komisionin e Ligjeve ka kaluar projektligji për amnisti, i cili do ti drejtohet seancës plenare. Amnistia penale flitet për çështje që janë në duart e prokurorisë ose pa u gjykuar nga sistemi i drejtësisë.
Amnisti mbi ndjekjen penale nuk ka për asnjë nga veprat që po hetohet dhe gjykohen në Gjykatën Speciale.
Amnisti mbi ndjekjen penale ka për veprat penale që aktualisht janë në duart e prokurorisë apo të sistemit gjyqësor dhe që dënohen deri në 2 vite burg, pra kundravajtje penale. Por edhe sa i takon kundravajtjeve penale ka përjashtime, nuk do të amnistohen nga ndjekja penale, pavarësisht se janë kundravajtje penale, veprat që kanë të bëjnë më nderin dhe dinjitetin e individit, dhunën në familje apo me bazë gjinore”, tha Manja.