Më 17 qershor 2025, Tirana do të mirëpresë Forumin e 2-të Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Prokurorëve Specialë të Ballkanit Perëndimor, një ngjarje e rëndësishme rajonale që zhvillohet në ambientet e Hotel Rogner, nga ora 09:00 deri në 13:00.
Në këtë forum do të marrin pjesë:
-
Prokurorët e Përgjithshëm dhe Specialë të vendeve të Ballkanit Perëndimor,
-
Presidenti i Eurojust,
-
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri,
-
Përfaqësues të Eurojust dhe pikave të kontaktit të tij në rajon.
Pjesa e parë e forumit, ku do të mbahen fjalët përshëndetëse, do të jetë e hapur për median. Mes folësve do të jenë:
-
Z. Olsian Çela, Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë,
-
Z. Altin Dumani, Kreu i SPAK,
-
Z. Michael Schmid, President i Eurojust,
-
Sh.T. Silvio Gonzato, Ambasador i BE-së në Shqipëri.
Axhenda përfshin sesione mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe takime bilaterale mes delegacioneve pjesëmarrëse dhe Presidentit të Eurojust.
Takimi do të përmbyllet me konkluzionet dhe planifikimin për edicionin e ardhshëm të Forumit në vitin 2026, i ndjekur nga një drekë zyrtare në vendin e zhvillimit të forumit.