Një zjarr ka rënë paraditen e sotmë në hyrjen e bashkisë Kamëz, duke krijuar panik në zonë. Pamjet e zjarrit u publikuan nga ish-kryetari i kësaj bashkie Xhelal Mziu.
Në një reagim për Fax News përfaqësuesja e mediave në bashki, theksoi se nuk ka vend për panik dhe se flakët u shuan në kohë rekord.
Ajo shtoi se ishte thjeshtë një shkëndijë zjarri, e cila u shua shumë shpejt.
“Nuk ka vend për panik. Ishte thjehstë një shkëndijë zjarri që u shua shumë shpejt. Është një shkëndijë normale, dhe nuk ka asnjë dëmtim. U shua në kohë rekord.”- tha përfaqësuesja e medias në bashkinë Kamëz.