07:05 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

BE bráktis Hashim Thaçin: Të merret me aktákuzën, dialogu me Serbinë të vijojë (Përjashtohet Presidenti)

17:20 | 30/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
BE bráktis Hashim Thaçin: Të merret me aktákuzën, dialogu me Serbinë të vijojë (Përjashtohet Presidenti)

Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) synojnë të vazhdojë përpjekjet për rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, por në këto plane, nuk e përfshijnë më presidentin, Hashim Thaçi, i cili i ka udhëhequr negociatat me Serbinë në emër të Kosovës për vite me rradhë.

Zyrtarët e BE-së kanë njoftuar se pas këtyre zhvillimeve ata nuk e konsiderojnë më presidentin e Kosovës, një partner në procesin e dialogut.

“Në reagimet tona deri më tani, ne kemi thënë midis rreshtave, se do të ishte më mirë që ai (Thaçi) të përqëndrohet në aktákuzën e tij dhe se derisa çështja të zgjidhet, pra të ketë një aktgjykim, nga ana e BE-së do të ketë shumë pak ndërveprim me të”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë (RFE) një zyrtar evropian që merret me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Në çdo rast, BE-së vlerëson se Prishtina zyrtare do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për dialog, pavarësisht se kush e zhvillon atë në emër të Kosovës. “Nuk i takon BE-së të zgjedhë bashkëbiseduesit, por i takon palës kosovare të vendosë kush do të përfaqësojë më së miri interesat e tyre”, tha Virginie Battu-Henriksson, një zëdhënëse e BE.

BE-ja synon që së shpejti të organizojë një Samit në Paris, ku do të takohen delegacionet e Kosovës dhe Serbisë. Nikoqirë do të jenë presidenti i Francës, Emanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Takimi ka të ngjarë të mbahet në 10 korrik. Kjo datë është caktuar para njoftimit për aktakuzën kundër presidentit të Kosovës.

Sipas zyrtarëve nga Berlini, rrethanat aktuale politike në Prishtinë nuk do të ndryshojnë agjendën e samitit, por ato sigurisht që do të ndikojnë në ndryshimet në listën e mysafirëve, që do të thotë se presidenti i Kosovës nuk do të ftohet në Paris. Një zyrtar gjerman, u tha gazetarëve se ata shpresonin që BE-ja të forconte përpjepjet për të përparuar çështjen e dialogut dhe të arrijë një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës.

Javën e kaluar, një prokuror i specializuar në Hagë tha se ka paraqitur aktakuzë kundër presidentit të Kosovës, nën dyshimin se është i përfshirë në krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Thaçi vendosi të qëndrojë në pozitën e presidentit, duke thënë se ai do të jepte dorëheqje vetëm nëse konfirmohen pretendimet në aktakuzë, nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake.

Etiketa: bashkimi europianHashim Thacite perjashtohet
Pas

Drejtoresha e Tatimeve, Ibrahimaj: Me procesin e rindërtimit do ketë rritje të PBB. Dilaveri: Vendi është në kòlaps ekonomik

Para

VIDEO/ I kërkoi të vishte máskën në zyrë, burri nxèhet me kolegen dhe e rrèh kèq

Para
VIDEO/ I kërkoi të vishte máskën në zyrë, burri nxèhet me kolegen dhe e rrèh kèq

VIDEO/ I kërkoi të vishte máskën në zyrë, burri nxèhet me kolegen dhe e rrèh kèq

Discussion about this post

 



Të Fundit

1,400 të vdekur dhe një ish-kryeministre në gjyq: Bangladeshi kërkon drejtësi

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.