Studentët vazhdojnë protestën e tyre pandalur edhe në rrethe. Ata u kanë bërë thirrje edhe gjimnazistëve që t’i bashkohen kauzës së tyre.
Në një video të siguruar nga ‘Faxweb.al’ ata shihen tek sa shkojnë tek dritarja e një shkolle dhe u bëjnë thirrje gjimnazistëve për të dalë në protestë.
“Bashkohuni me ne, bashkohuni me ne”, janë disa prej thirrjeve që studentëve u drejtojnë gjimnazistëve.
Në Elbasan studentët kanë bllokuar rrugëen tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. Ndërkohë biznese janë solidarizuar me ta duke u shpërndarë ushqim.