Në kuadër të masave ndaj pandemisë globale, Bashkimi Europian ka akorduar sërish fonde për tu ardhur në ndihmë vendeve të Ballkanit Përendimor.
Lajmin e ka bërë të ditur Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, përmes një postimi në Twitter ku shkruan se 38 milionë euro kanë shkuar për nevoja të menjëhershme, 374 milionë në ndihma bilaterale të rialokuara dhe 290 milionë euro shtesë do të akordohen për të ndihmuar në rigjenerimin socio-ekonomik të rajonit.
Bashkimi Evropian në kuadër të kësaj lufte, ka ofruar 700 milionë euro për Ballkanin Perëndimor për të supportuar vendet e rajonit. Shqipëria është vendi që ka përfituar më pak ndihma sipas raportit të BE-së.
Në këtë raport thuhet se vedni që ka përfituar më shumë ndihma është Serbia me rreth 94 milionë euro në total. Më pas Bosnja (80.5), Kosova (68), Maqedonia e Veriut (66), Mali i Zi (53) dhe në fund Shqipëria e cila ka përfituar rreth 51 milionë euro.
Discussion about this post