Krerët e BE-së kanë mbajtur një koferencë urgjente për shtyp në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë, pas vendimit të kësaj të fundit për të hapur kufijtë për rreth 3 milionë sirianë që gjenden në tokën e saj.
BE ka akorduar rreth 350 milionë euro në mënyrë të menjëhershme për Greqinë, në mënyrë që të zgjidhë situatën aktuale, ndërsa rreth 700 milionë euro do të akordohen për sigurinë e kufijve.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis Greqia dhe Bashkimi Evropian nuk do të shantazhohen ndërkohë që hodhi akuza të forta në drejtim të Turqisë, që sipas tij kërkon të promovojë axhendën gjeopolitike, për të hequr vëmendjen nga situata e luftës në Siri.
“Ky nuk është më një problem i refugjatëve. Kjo është një përpjekje e ashpër e Turqisë për të përdorur njerëz të dëshpëruar për të promovuar axhendën e saj gjeopolitike dhe për të larguar vëmendjen nga situata e tmerrshme në Siri,” u tha ai Mitsotakis gazetarëve në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, kreun e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kreun Parlamentit Evropian David Sassoli, me të cilin ai vizitoi kufirin greko-turk në fillim të ditës.
Mitsotakis tha që njerëzit që u përpoqën të hynin në Greqi ditët e kaluara nuk vinin nga krahina e shkatërruar nga lufta siriane e Idlib, por kishin jetuar të sigurt në Turqi për një periudhë të gjatë kohore.
“Evropa nuk do të shantazhohet nga Turqia për çështjen e refugjatëve. Ne jemi të gatshëm të mbështesim Turqinë në trajtimin e problemit të saj të refugjatëve dhe të gjejmë një zgjidhje për luftën e Sirisë, por jo në këto rrethana. Detyra ime është të mbroj sovranitetin e vendit tim”, tha ai.
“Fatkeqësisht, Turqia është shndërruar në një shtet që trafikon zyrtarisht emigrantë”, vazhdoi ai në komentet e bëra në greqisht.
Mitsotakis përsëriti se Greqia do të mbrojë kufirin e saj, që është edhe kufiri i jashtëm i Bashkimit Evropian, duke shtuar se Athina pret “solidaritet të prekshëm” nga Bashkimi Evropian.
“Por le të jemi të sinqertë. BE nuk ka qenë përgjegjëse aq sa duhet për zgjidhjen e krizës së emigracionit . Shpresoj se kjo krizë do të shërbejë si një thirrje zgjimi për të gjithë”, përfundoi Mitsotakis.
(E.K/Faxweb.al)