00:08 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

BE-ja pajtohet për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

22:00 | 21/02/2024
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
BE-ja pajtohet për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

Bashkimi Evropian është pajtuar për paketën e re të sanksioneve kudër Rusisë, që është paketa e trembëdhjetë që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës pothuajse dy vjet më parë. Belgjika, që po udhëheq Presidencën e bllokut, tha se “kjo paketë është prej paketave më të gjera të miratuara nga BE-ja”.

Paketa e re, për të cilën blloku u pajtua më 21 shkurt, do të shtojë edhe pothuajse 200 entitete dhe individë në listën e sanksioneve. Sanksionet do të përfshijnë kufizime që synojnë të bllokojnë blerjen e “komponentëve të dronëve që do të përfundojnë te ushtria ruse dhe më pas në fushëbetejë në Ukrainë”, thanë diplomatët e BE-së, të cilët shtuan se lista e sanksioneve përfshin edhe disa kompani ruse dhe disa shtete të treta.

Presidenca belge shkroi në X, që më herët njihej si Twitter, se paketa do të miratohet zyrtarisht më 24 shkurt, në përvjetorin e dytë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë që kanë parë listën e sanksioneve teksa po përgatitej të publikohej, thanë se sanksionet do të vendosen ndaj 27 kompanive, në mesin e tyre kompani nga Kina, India, Turqia, Serbia dhe Kazakistani.

Ambasadorët e BE-së po ashtu raportohet se kanë refuzuar një përpjekje të Hungarisë për të hequr nga lista tre oligarkë rusë: Alisher Usmanov, Vyacheslav Kantor, dhe Dmitry Mazepin Jr.

Në listën e sanksioneve përfshihen edhe 48 krerë të kompanive ushtarake si dhe mbi 50 udhëheqës kompanish që prodhojnë armë të rënda dhe të lehta, por edhe firma të logjistikës dhe udhëheqës të tyre që bashkëpunojnë me Ministrinë ruse të Mbrojtjes.

Po ashtu janë përfshirë edhe 12 individë që kanë pozita të gjyqtarëve dhe ministrave në institucionet e vetëshpallura ruse në territoret e pushtuara në Ukrainë./ REL

Pas

Ngjarja në Fier/ Punonjëset largohen nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore, njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore

Para

Ish-presidenti i Haitit u qëllua për vdekje/ Paditen për vrasjen e tij gruaja dhe ish-kryeministri

Para
Ish-presidenti i Haitit u qëllua për vdekje/ Paditen për vrasjen e tij gruaja dhe ish-kryeministri

Ish-presidenti i Haitit u qëllua për vdekje/ Paditen për vrasjen e tij gruaja dhe ish-kryeministri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.