19:37 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

BE kundër PD-së për përkthimin e “Vettingut”: Akuza false, synojnë bllokimin e Reformës në Drejtësi

18:14 | 06/12/2016
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit
0
BE kundër PD-së për përkthimin e “Vettingut”: Akuza false, synojnë bllokimin e Reformës në Drejtësi

Bashkimi Europian dënon ashpër akuzat e bëra në adresë të EURALIUS dhe delegacionit të BE-së në Shqipëri sa i takon gabimeve në përkthimin anglisht të legjislacionit shqiptar, që i është dërguar për shqyrtim Komisionit të Venecias, duke i cilësuar ato të rreme.

Në një reagim drejtuar mediave, Maja Kocijançiç, Zëdhënëse për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e BE-së dhe për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit thekson se transmetimi i përkthimeve zyrtare të çdo dokumenti është përgjegjësi vetëm e atyre institucioneve shqiptare që i paraqesin ato para Komisionit të Venecias.

PD ka deklaruar ditë më parë se, përkthimi nga anglishtja rezultonte me gabime, Brukseli zyrtar shprehet se këto veprime duket se kanë të vetmin qëllim që të mundohen të vonojnë zbatimin e reformës së drejtësisë, përfshirë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

REAGIMI I PLOTË I BE-së

“Transmetimi i përkthimeve zyrtare të çdo dokumenti është përgjegjësi vetëm e atyre institucioneve shqiptare që i paraqesin ato para Komisionit të Venecias. BE dënon përhapjen publike të akuzave të rreme që pretendonin se EURALIUS dhe Delegacioni i BE-së janë përfshirë në gabime që supozohen të qëllimshme në përkthimin anglisht të legjislacionit shqiptar që i është dërguar për shqyrtim Komisionit të Venecias. Shqiptarët mbështesin në shumicë dërrmuese reformën tërësore të drejtësisë që përfshin procesin e rivlerësimit (Vettingun). Veprimet apo deklaratat, të cilat në mënyrë artificiale synojnë të krijojnë konfuzion, duket se kanë të vetmin qëllim që të mundohen të vonojnë zbatimin e reformës së drejtësisë, përfshirë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. BE-ja është e vendosur të vazhdojë të sigurojë gjithë asistencën e nevojshme që qytetarët e Shqipërisë të kenë qasje në një sistem drejtësie të besueshëm dhe të përgjegjshëm”.

http://faxnews.wpengine.com/donald-lu-per-gabimet-ne-perkthimin-e-vettingut-po-sajojne-histori-dhe-thone-genjeshtra-per-ambasadoren-dhe-euralius-in/

Etiketa: beeuraliuskocijancickomisioni i veneciasPDperkthimi
Pas

Kancelarja Merkel e pamposhtur, rizgjidhet për herë të nëntë si kreu i CDU-së

Para

Pas divorcit, Angelina Jolie do zhvendoset në Londër së bashku me 6 fëmijët

Para
Pas divorcit, Angelina Jolie do zhvendoset në Londër së bashku me 6 fëmijët

Pas divorcit, Angelina Jolie do zhvendoset në Londër së bashku me 6 fëmijët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mehmeti: Vizita e SHBA ‘shuplakë’ për Vuçiç, Osmani bëhet ura drejt Uashingtonit

“Serbët në veri përballen me terror”, Petkovic i ankohet ndërkombëtarëve: Urat, kundër interesave tona

Zjarr në Zvërnec, rrezikohen të digjen dy hotele

Spiropali vijon vizitën në Bullgari! Takime me Presidentin dhe Kryetaren e Parlamentit: Shqipëria, kampione në procesin e anëtarësimit në BE

Gaza: Ishin në radhë për furnizime ushqimore pranë një spitali, vriten gra e fëmijë

Nuk filloi hetohet për rastin e Thethit, Manja i kërkon KLP dhe ILD procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

Presidentja Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, më i thjeshtë se sa i Ukrainës. Trump dhe Rutte duhet të…

Zhgënjehet SHBA, Rubio: Me Rusinë nuk kemi arritur përparim

Yamal me pushime në Kinë, çmenden fansat! Ylli i Barcelonës i përshëndet në gjuhën vendase

Rindërtimi i Kievit nga lufta do t’i kushtojë Ukrainës 1 trilion dollarë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.