18:49 | 24/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

BE: Shqipëria duhet t’i përmbahej ligjeve për Harun Çelik

10:49 | 14/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Depërtimi i mësuesit gylenist, reagon për herë të parë policia shqiptare, çfarë thotë zyra e Edi Ramës

Delegacioni i BE-së në Tiranë pohoi se qeveria shqiptare duhet të ndjekë procedurat ligjore dhe detyrimet ndërkombëtare në lidhje me dëbimin e shtetasit turk Harun Çelik.

Në përgjigje të pyetjeve të Exit News, Degacioni i BE-së në Tiranë deklaroi se nuk komentojnë procedurat ligjore individuale, por se Shqipëria duhet të këtë në vemendje se është nënshkruese e Konventës së Gjenevës për Refugjatët të vitit 1951.

“Ne presim që Shqipëria t’i qëndrojë parimeve të procesit gjyqësor dhe detyrimeve ndërkombëtare, të theksuara në Konventën e Gjenevës për Refugjatët të vitit 1951,” pohoi një zëdhënës i Delegacionit.

Konventa, të cilën Shqipëria e ka ratifikuar, përkufizon termat “refugjat” dhe “azil” dhe detajon detyrimet ligjore për t’i mbrojtur ato. Ndër konceptet thelbësore të saj është ndalimi i dëbimit, i cili specifikon se një person nuk duhet të kthehet në një vend ku i kërcënohet seriozisht jeta dhe liria. Konventa qëndron në hierarki më lartë se ligjet e një vendi dhe është e detyrueshme për shtetin.

Konventa përcakton se: “Refugjatët nuk duhet të penalizohen për hyrjen ose qëndrimin e tyre të paligjshëm. Kjo mban parasysh se kërkimi i azilit mund të kërkojë që refugjatët të kryejnë shkelje penale apo të ligjin të imigracionit përgjatë kërkesësë për azil, ose të mbahen të ndaluar vetëm në bazë të kërkesës së tyre për azil.”

Gjithashtu, Konventa parashikon masa mbrojtëse kundër dëbimit të personave të tillë, duke theksuar se askush nuk duhet të dëbohet ose kthehet në një vend “kundër vullnetit të tij ose të saj, në çfarëdo mënyre, në një territor ku ai ose ajo kërcënohet për jetën ose lirinë.”

Shtetasi turk Harun Çelik u dënua me 5 muaj burg për hyrjen në Shqipëri me dokumenta false dhe pasi kreu dënimin u dëbua nga vendi. Avokati i tij shprehet se shtetasi turk ka kërkuar azil, por kërkesa e tij u refuzua.

Atij nuk iu dha mundësia të apelonte vendimin e refuzimit në gjykatën administrative. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se Çeliku u përpoq të kërkonte azil me gojë, por kjo nuk është në përputhje me ligjin. Kjo nuk është e vërtetë, pasi Neni 3/b i Ligjit 121/2014 “Për Azilin në Republikën e Shqipërisë” përcakton se kërkesa për azil mund të bëhet në çfarëdo mënyre – me gojë ose me shkrim.

“b) “Kërkesë për azil” është çdo deklaratë e të huajit ose personit pa shtetësi, e shprehur në çfarëdolloj mënyre e në çfarëdo kohe përpara autoriteteve kompetente në pikat e kalimit kufitar apo brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, i cili kërkon mbrojtje ndërkombëtare, sipas konventave ndërkombëtare dhe legjislacionit shqiptar.”

Dëbimi i Çelikut është kritikuar nga disa eurodeputetë dhe nga Këshilli i Evropës. Exit.al

Pas

DOKUMENTI/ Denoncimi i PD për Ismailajn, Olsian Çela kërkesë KQZ: Na vini në dispozicion formularin e dekriminalizimit të kryebashkiakut

Para

“Këmbanat e alarmit po bien”, Meta i del në krah Bashës: Ky është “rreziku i vërtetë rus”

Para
Meta ‘shpërthen’ në emision: Të huaj që na përdhunuan Kushtetutën, ta bëjnë me Kushtetutën e tyre

“Këmbanat e alarmit po bien”, Meta i del në krah Bashës: Ky është “rreziku i vërtetë rus”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Deputeti: Me terroristët s’ka negocim, dorëzimi është i vetmi opsion

Bashkia e Kukësit drejt mbylljes së votimeve

I plagosur, një nga sulmuesit dërgohet për trajtim mjekësor

Një nga terroristët e arrestuar dërgohet në Policinë e Prishtinës

Burime: Akti i sotëm, qëllim portretizimin e Kosovës si sulmuese e objekteve fetare

Holanda, Austria dhe Kroacia dënojnë vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës

Deputeti gjerman: Jam kurioz të shoh se çfarë justifikimi do të nxjerrë këtë herë Vuçiçi

Zgjedhjet në Kukës, Tafani: Pjesëmarrja e ulët favorizon PS-në! Mision i pamundur i opozitës të fitojë

Njësia Speciale hyn brenda Manastirit të Banjskës, ku gjenden terroristët

Osmani: Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.