Këngëtarja e njohur, Irma Libohova, është shfaqur gjithmonë mjaft e kuruar dhe serioze në daljet e saj publike. Por së fundmi ajo na ka befasuar me një foto me bi.kini, ku komentet e ndjekësve kanë qenë të shumta.
Irma po pushon në bregdetin e jugut dhe ka publikuar një foto, ku pa dyshim në sy bien linjat e saj trupore. Ajo duket super në formë dhe mjaft elegante, e zhytur gjysmë në ujë.
Edhe pse vitet kalojnë, këngëtarja di si të kujdeset për veten dhe për të qenë sa më e shëndetshme. Pak kohë më parë ajo është bërë edhe gjyshe, por duket se vitet për të kanë ndalur.