Tom Ford është një nga stilistët më të famshëm dhe të talentuar në Amerikë.
Në një intervistë për ‘The View’, ai ka befasuar duke thënë se nuk dëshiron që ta veshë me rrobat e tij Zonjën e Parë të Amerikës, Melania Trump.
Ai ka treguar se këtë gjë e ka refuzuar edhe kur Melania nuk ishte shpallur Zonja e Parë, arsyeja është se ajo nuk është imazhi i tij.
Kujtojmë se Ford ishte stilisti i gruas së Obamës, Michelle Obama.