Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë bashkuar sërish për të festuar 5-vjetorin e vogëlushes së tyre Rene. Ndonëse prej disa kohësh janë të ndarë, asnjëri nuk ka munguar në ditën më të lumtur të vajzës.
Në fotografitë e shpërndara në rrjete sociale, këngëtarja nuk ka hezituar të postojë edhe momentin kur Rene pozoi me babain. Në komente vihen re reagimet e emrave të njohur, që i cilësojnë “Familje e bukur”. Në festë morën pjesë edhe familjarët e tyre, mes të cilëve edhe motra e Norës, Era Istrefi që tashmë ka famë ndërkombëtare.
Nora dhe Roberti janë ndër ciftet më të përfolura në faqet rozë, të cilët nuk sqaruan kurrë publikisht arsyet e ndarjes. Pak kohë pasi njoftoi se i ka dhënë fund martesës, Roberti u përfol për lidhje dashurie me një modele, për të cilën zgjodhi të qëndronte në heshtje duke mos mohuar apo pranuar.