Shkencëtarët janë duke testuar një ilaç eksperimental i cili mund të parandalojë mpiksjen e mundshme vdekjeprurëse të gjakut të lidhur me Còvid-19.
Testimi, i financuar nga Fondacioni Britanik i Zemrës, do të shqyrtojë teorinë se mpiksjet lidhen me një çekuilibër hormonal të shkaktuar nga infeksioni i kòrònavirusit.
TRV027 do të bëhet një nga disa ilaçet të cilat aktualisht janë duke parandaluar efektet më të këqija të infeksionit Còvid-19.Një e treta e pacientëve me kòrònavirus të shtruar në spital zhvillojnë mpiksje të rrèzikshme të gjakut. Ilaçi, TRV027, punon për të ribalancuar hormonet ndikuese në presionin e gjakut duke përfshirë ujin dhe kripën.
Shkencëtarët nga Imperial College London, të përfshirë në testim, mendojnë se kur vírusi hyn në trup, ai përdor një enzimë si “dorezë” për të hyrë tek qelizat. Por kjo çaktivizon enzimën, e cila luan një rol të rëndësishëm në balancimin e hormoneve kryesore. Kur është jashtë ekuilibrit, gjaku mund të bëhet ngjitës, duke shkaktuar mpiksje.
Ata mendojnë se TRV027 , me të cilën krijuesi i saj fitoi çmimin Nobel në vitin 2012, mund të luaj një efekt thelbësor ribalancues në organizëm.
Shumë nga trajtimet që janë ende të paplota në kurimin e Còvid-19 përqëndrohen në përgjigjen inflamatore të trupit. Por çekuilibri hormonal është një “problem mjaft i veçantë”, i cili mund të sigurojë të dhëna për pyetjen se pse disa njerëz sëmuren rëndë dhe pse të tjerët jo, thotë Dr David Oëen, një nga drejtuesit e studimit.
Koagulimi i gjakut gjithashtu mund të shpjegojë pse Còvid-19 duket se prek veçanërisht njerëzit që kanë tashmë sëmundje kardiovaskulare pavarësisht se në vetëvete është një sëmundje e frymëmarrjes, sipas Fondacionit Britanik të Zemrës.
Meqenëse Còvid-19 është një sëmùndje kaq e ndërlikuar që ndikon në shumë prej sistemeve të trupit, ky trajtim mund të përdoret në kombinim me ilaçe të tjera thotë Dr. Kat Pollock, një udhëheqës tjetër në këtë studim.