Gazetari Bekim Olluri ka deklaruar gjatë një interviste për “Fax News” se beson që kryeministri Rama nuk e përkrah mjaftueshëm Kosovën.
Olluri tha se ka hasur më shumë mbështetje nga ish-kryeministri Sali Berisha, ndërkohë që sipas tij, kreu i Qeverisë duket se më shumë dhuron mbështetje për Vuçiç.
“Z.Rama ka bërë ofendime ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, e ka vazhduar edhe me kryeministrin aktual, z.Kurti. Unë nuk besoj se ai e ka me zemër e me shpirt të mbështesë Kosovën. Rama nuk e zbaton me përpikmëri përkrahjen e saj; Berisha nga ana tjetër do të kishte një mbështetje pa hezitim, por kryeministri aktual më shumë mbështet Vuçiç se sa liderët politikë të Kosovës,”- është shprehur gazetari.