Gazetari Bekim Olluri ishte i ftuar ditën e sotme në një lidhje “Skype” për “Fax News” për të komentuar dy Samitet e zhvilluara në Tiranë.
Gjatë intervistës me gazetarin Albi Rakip, Olluri foli për njohjen e mundshme të Kosovës nga Ukraina, duke deklaruar se Zelenskyy nuk ka patur kurrë gatishmërinë për të miratuar se, pas lufte, do ta njohi Republikën e Kosovës si shtet të pavarur.
“Edhe pse Kurti dhe Osmani kanë kërkuar njohjen nga Ukraina, sepse Kosova i ka dhënë mbështetje, Zelenskyy nuk e ka patur kurrë gatishmërinë që të thotë se kur të qetësohet gjendja, do të ketë njohje nga Kosova. Ne i kemi kërkuar të bëjë të paktën një fjalë miratimi për Republikën e Kosovës. Ukraina nuk është e gatshme ta pranojë shtetin e Kosovës, por ne shpresojmë pas lufte,”- u shpreh Olluri për “Fax News”