21:42 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Benzema shpëton Realin, djali i Zidane luan si titullar

07:58 | 01/04/2019
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Benzema shpëton Realin, djali i Zidane luan si titullar

Një gol i vonë i francezit Benzema shpëton “nderin” e Realit të Madridit, në ndeshjen e dytë të Zinedine Zidane që prej rikthimit të tij në krye të ekipit “Los Blancos”, e për më tepër në “Bernabeu”, teksa përballë kishin ekipin e fundit në renditje, Huesca.

Ishte pikërisht ekipi mik, tejet modest përballë madhështisë së emrave të ekipit merengues dhe me vetëm 22 pikë në 29 javë të La Ligës spanjolle, që befasoi të pranishmit në stadium me një gol të shpejtë pas vetëm 3 minutash lojë.

Madrilenët, gjithsesi do të riktheheshin shumë shpejt dhe do të gjenin golin e barazpeshës me anë të Iscos në minutën e 25-të, por jo më shumë se kaq në 45-minutëshin e parë të takimit. Në pjesën e dytë, Zidane duket se ua rifreskoi idetë e tij të besuarve të tij, mes të cilëve edhe të birit Lucas Zidane që zbriti titullar në katërkëndëshin madrilen, dhe kur kaloi pak më shumë se një orë lojë, “Los Blancos”-it do të festonin golin e avantazhit me autor Dani Ceballos.

Por, gëzimi nuk do të zgjaste shumë dhe pasardhësi i francezit në pankinë, i cili nuk mishëron aftësitë e të atit, por luan në një pozicion krejt të ndryshëm me të, më pasiv në lojë, do të ndëshkohej sërish nga Huesca në minutën e 74-t. Gjithçka mbetej e hapur dhe kishte mjaftueshëm kohë, që “galaktikët” të rikthenin gjërat në favorin e tyre. Por, sa më shumë kalonte koha, aq më shumë ndihej presioni dhe lojtarët nuk po ia dilnin, deri në minutën e 89, atëherë kur Benzema do të përfitonte nga një asist i Marcelos për të tronditur miqtë dhe për të lumturuar madrilenët e shumtë në “Bernabeu”.

Me këtë fitore, Reali mbetet ende 12 pikë larg Barcelonës, e po dy pikë larg rivalëve të qytetit, Atleticos, në vendin e tretë, duke mos “ia dorëzuar” titullin kaq shpejt katalanasve.

 

Etiketa: benzemaReali i Madriditsport
Pas

“Nuk e dëgjova babin!”, Eni tregon si e zhgënjeu djali me të cilin bashkëjetonte

Para

Vrasjet në Shkodër/ VOA zbulon se kur u prish qetësia mes grupeve kriminale

Para
Vrasjet në Shkodër/ VOA zbulon se kur u prish qetësia mes grupeve kriminale

Vrasjet në Shkodër/ VOA zbulon se kur u prish qetësia mes grupeve kriminale

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

Presidentja Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

“Bashkëpunim mes SHBA dhe Gjermanisë”/ NATO: Gati armët për Ukrainën

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në Ankara: Nderim për Atatürkun dhe thellim i bashkëpunimit me Turqinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.