Burime brenda grupit të Opozitës së Re bëjnë me dije se Rudina Hajdari është pritur në zyrën e presidencës nga Presidenti Ilir Meta. Bëhet e ditur se Hajdari ka kërkuar një takim me metën.
Nuk dihen detaje nga takimi, porse i vetmi burim opozitar theksoi se Presidenti Meta e falenderoi deputeten Hajdari për qëndrimet dhe inisiativat e saj parlamentare.
Deputetja Rudina Hajdari ishte e vetmja deputete e cila i kërkoi Kuvendit që ti përgjigjej kërkesës së Presidentit për bashkëpunim për mënyrën e votimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, por nuk u dëgjua nga mazhoranca dhe opozita e blerë.