10:14 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha: Do rikthejmë rininë! Një vend pa rini, është një vend pa ëndrra, pa të ardhme, është një shkretëtirë njerëzore

19:48 | 24/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: Do rikthejmë rininë! Një vend pa rini, është një vend pa ëndrra, pa të ardhme, është një shkretëtirë njerëzore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga qyteti i Sarandës, ngriti një thirrje të fuqishme për të rinjtë dhe të ardhmen e vendit. Ai e cilësoi largimin masiv të të rinjve si plagën më të madhe që ka goditur Shqipërinë në këto 12 vite.

Fjala e Kryedemokratit Sali Berisha: 

Saranda, a mund të jetë madhështore pa rininë e vet? Një vend pa rini, është një vend pa ëndërr. Një vend pa rini, të ardhme nuk ka. Është një shkretëtirë njerëzore, nëse mund ta quajmë kështu.
Po në qoftë se ka një vend që humbi rininë në mënyrën më të pamëshirë, sa asnjë vend tjetër është Shqipëria e këtyre 12 viteve. A e dini ju që, OKB-ja njoftoi 3 ditë më parë se Shqipëria do ketë lindshmërinë më të ulët në botë. Pse?
Për shkak të largimit të të rinjve.
A nuk janë këto klithma që dalin nga shpirti i kombit, nga thellësitë e dheut të këtij vendi, që ne duhet të bëjmë të pamundurën që fëmijët tanë, nipërit e mbesat tona, të rinjtë tanë, të ndërtojnë në Sarandë dhe në Shqipëri ëndrrën e tyre
Zonja që foli: jam nënë e dy fëmijëve, papunë, studiova jashtë, patriote, jam kthyer këtu për të ndërtuar ëndrrën. Le të ikin thotë, dembela, dembela.
Askush në Shqipëri nuk është i varfër se është dembel. Varfërinë e sjell politika e mbrapshtë, e sjell vjedhja e qytetarëve. Ndaj dhe ne, do bëjmë gjithçka që çdo i ri të shkollohet. Hiqet mesatarja komplet, nuk ka mesatare më. Hiqen tarifat, simbolike do jenë, ose do hiqen fare.
Bursa 200 euro për studentë.
Punësimi i një të riu, çdo sipërmarrësi do i paguhen sigurimet shoqërore për 1 vit për të riun. Do i paguhet çdo shpenzim që i duhet për trajnimin e tij profesional. Çdo i ri që martohet dhe do të ndërtojë folenë e tij në Shqipëri, familjare, do të ketë një grant prej 30 mijë eurosh.
Do bëjmë gjithçka që të sjellim kombin në moshën e rinisë. Fëmija i 3-të do paguhet nga shteti nga lindja, gjer në 23 vjeç. Fëmija i parë do ketë një bonus prej 70 euro, fëmija e dytë do ketë një bonus 60 euro.
Miq, do bëjmë gjithçka që ata qindra e mijëra të rinj, vetëm në 10 vitet e fundit janë larguar mbi 700 mijë, të kthehen prap në Shqipëri, të kthehen prap në Sarandë.
Do bëjmë gjithçka për strehimin e tyre. Do financojmë bizneset e tyre. 5 vite do jenë pa taksa. Edhe njëherë, kombi duhet të rikthehet në rininë e vet. Një komb pa rini, është një komb pa të ardhme dhe ne, nuk mund të jemi një komb i tillë.

Pas

“Edi Rama është pronari dhe autori i kënetës”, Basha me të rinjtë: Porta për të ardhmen hapet me votën për të ndëshkuar të korruptuarit

Para

Mbi 10 të rinj marrin peng një djalë në zonën e ish-doganës, policia nis kërkimet

Para
Mbi 10 të rinj marrin peng një djalë në zonën e ish-doganës, policia nis kërkimet

Mbi 10 të rinj marrin peng një djalë në zonën e ish-doganës, policia nis kërkimet

 



Të Fundit

Tragjedi në Francë/ 17-vjeçari vritet me thikë gjatë festimeve për fitoren e PSG-së

Shemben urat në 2 rajone ruse në kufi me Ukrainën, 7 të vdekur

Kaos në Paris pas fitores së Champions, kryeqyteti në flakë, 294 të arrestuar dhe 4 të plagosur

Dosja “Partizani” në Gjykatën e Posacme, shorti për trupën gjykuese këtë të hënë

Itali/ Me 8 kg kokainë të pastër në makinë, karabinierët prangosin shqiptarin! E tradhtoi nervozizmi

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Ekspertët i konsiderojnë masa “shkatërruese” për Kremlinin/ Çfarë pritet nga sanksionet e reja të Trump ndaj Putin dhe si do të “goditet” ekonomia ruse

Wadephul: Shqyrtim i furnizimeve me armë për Izraelin

OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit

Nga Mirdita në Bruksel e deri në Lezhë, hakmarrja mes dy fiseve! Këta janë vëllezërit Kaza, dy prej tyre të vrarë brenda një viti, njëri i dënuar me 22 vite burg

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.