Ish-kryeministri Berisha akuzon policinë në Portin e Durrësit se u marrin padrejtësisht para udhëtarëve.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Berisha i referohet qytetarit dixhital, i cili ankohet se në portin e Durrësit, është detyruar t’i japë 20 euro policit doganier.
Shkrimi i plotë:
Berisha: “Ja si rrjepin çunat e krimit qytetaret!
Qytetari dixhital denoncon: Plaçkitjen qe iu bejne udhetareve ne portin e Durresit çunat e krimit duke ju marre 20-5O euro per person!”
Qytetari: “Zoti Berisha jam një qytetar nga Tirana dhe mbrëmë në portin e Durrësit e kam kapur tragetin në momentin e fundit shkaku polici doganier që kontrollon pashaportat na ka vonuar për 20minuta para nesh ka mbajtur 4djem për rreth 30 minuta mbasi I kanë dhënë 50 € ata janë lejuar të ikin të qetë e ka përsëritur me ne edhe pse në ishim familjare na ka detyruar ti japim 20€ pastaj çdo gjë në rregull do doja ndihmën tuaj për të denoncuar kte problem madhor nga ana e ekonomike dhe vonesë pritje në radhe pa fund me pak fjalë një lloj si etërit dhe bijtë e tyre nuk mundesh ti dallosh kta faleminderit për mirëkuptimin tuaj ju uroj gjithë te mirat mbarsi.” (D.D/Shuplaka)