Ndalimi në polici i repertit të famshëm shqiptar, Noizy, ka zgjatur shumë pak.
Shkak për arrestimin e tij u bë një video ku ai shihej duke qëlluar me armë, por që më pas rezultoi se kishte lidhje me një klip të realizuar nga këngëtari “rebel”. Pas kësaj ai u la i lirë.
Vetë Noizy ka publikuar një foto në SnapChat me mbishkrimin Tirana, ku shfaqet duke tymosur.
Ndërkohë që në një fotografi tjetër të publikuar në rrjetet sociale njofton fansat e tij se nesër do të jetë në një koncert në një nga klubet e Vlorës. (A.R/SHUPLAKA)