02:48 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha në Krujë: Sot ky despot që nuk njeh ligjin, kontrollon totalisht pushtetin ekzekutiv, vendor dhe drejtësinë tonë

18:12 | 30/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha në Krujë: Sot ky despot që nuk njeh ligjin, kontrollon totalisht pushtetin ekzekutiv, vendor dhe drejtësinë tonë

Berisha gjatë prezantimit të kandidatit të bashkisë së Krujës u shpreh se kjo qeveri nuk ka kod as ligj e në këtë mënyrë ata janë të lirë, të vjedhin në mënyrë të papërmbajtur të fondeve publike. Ai u shpreh se zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet më të rëndësishme që nga viti 92, ku me votë shprehet kreu i PD i dhanë fund sistemit monist. Berisha akuzon Ramën, se ka 10% më shumë pushtet se ish-kreu monist Ramiz Alia. Në premtimet e tij janë punët e mira që do bëhen nga Loka për ta përmisuar Krujën, por edhe të gjithë kandidatët e Primareve, duke qenë se janë të zgjedhur nga vetë demokratët thotë Berisha, do jenë shërbëtor të interesit të tyre dhe të gjithë qytetarëve.

Berisha: Përulem para banorëve të Krujës për mbështetjen e madhe tepër të çmuar që i keni dhënë PD-së në dekada, është një krenari e madhe. I nderuar nënkryetar i PD-së Bylykbashi, të nderuar kryetarë të PD dhe PL Xhevahir dhe Bakiu, të dashur miqtë e mi Ylli Lamja, Xhixha, kënaqësi që ejni mes nesh. I dashur kryetar i ardhshëm i bashkisë Krujë Loka. Vij këtu me nder të veçantë, paraqes para jush Agron Lokën, të këtij qyteti që qëndron në kreshtën e historisë sonë kombëtare. Kruja frymëzon qytetarët me qëndresë, çdo shqiptar për shpirt të pamposhtur dhe fitore. Agron Loka vjen këtu para jush si kandidat i votuar me votën tuaj të lirë, që i dhatë besimin, që ju e miratuat, për kryetar të ardhsëm të bashkisë. Së bashku me të gjithë kandidatët e tjerë, pas 32 vitesh janë kanidatët e qytetarëve. Ato zgjedhje që i quajtëm Primare nuk ishin të përsosura, po shumë herë më mirë që mblidhemi sot para një kandidati tuaj se sa një kandidati tim, kjo është demokracia. Në këtë mënyrë ne gjithashtu, bëjmë që përfaqësimi ynë të jetë më i drejti, njeriu që votojmë ta dijë që është me votën tonë, që ka detyrime ndaj nesh dhe do mbetet një shërbëtor i përkushtuar. Loka do jua kthej besimin me përkushtimin në shërbime, menaxhim, vizione për Krujën. Ju garantoj se Loka do bëjë gjithçka që çdo qindrakë e taksave tuaja, ti përdorë me transparencën më të madhe, për ndryshimin e Krujsës. Kruja ka potenciale të jashtëzakonshme, potenciale turistike, bujqësore, industriale. Pra të votojmë ndryshimin në mënyrë që duke firmosur ndryshimin më 14 maj firmosim ndryshimin e jetës sonë. Miqte e mi, 14 maji është ditë zgjedhjeve qeveritarëve vendorë, po e vërteta është që nga 92 këto janë zgjedhjet më të rëndësishme që Shqipëria ka patur, zgjedhjet e jetës sonë, ftohemi em votën tonë në një mision historik, përmbysjen e monizmit që sundon sot në Shqipëri. Krua ka patur qëndresën antikomuniste një akt të shkëlqyër. Ndër të parët që e përmbsën ishin krutanët. Pas 30 vitesh, njësoj siç e ka thënë dhe Regan demokracisë i mjafton një gjeneratë për tu zhdukur. U vendos një monizëm i bazuar në krimin vjedhjen dhe drogën të gjitha pushtetet janë në dorëne një njeriu, kontrollon 10% më shumë se Ramiz Alia, sot ky despot që nuk njeh ligj, ky njeh thjesht dëshirat mendimet e tij. Sot ky despot kontrollon totalisht pushtetin ekzekutiv, vendor, drejtësionë, presidencën.

Pas

Kandidati pë kryebashkiak në Krujë, Loka: E kanë kthyer Krujën në një provincë, i kanë hequr krenarinë dhe po braktiset dita-ditës

Para

“Ky është gjenocid i kryer nga shqiptarët mbi shqiptarët”, Berisha: Do marrim pjesë në zgjedhje dhe do fitojmë

Para
“Ky është gjenocid i kryer nga shqiptarët mbi shqiptarët”, Berisha: Do marrim pjesë në zgjedhje dhe do fitojmë

"Ky është gjenocid i kryer nga shqiptarët mbi shqiptarët", Berisha: Do marrim pjesë në zgjedhje dhe do fitojmë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.