Historia e blerjes së një milliard lekë aksione në një bankë të nivelit të dytë nga deputeti socialisht Alfred Peza dhe bashkëshortja e tij Mirela Ndini, ka bërë shumë bujë gjatë javës që kaloi.
Pavarësht se Peza deklaroi se aksionet janë blerë me paratë e kursyera nga aid he e shoqja prej disa vitesh, ish-Kryeministri Berisha nuk ndan të njëjtin mendim.
Përmes një statusi në Facebook, Berisha shprehet se për të kursyer 1 milionë dollarë me një pagë prej 600 eurosh në muaj, të duhen së paku 300 vjet!
“Te dashur miq, para dy ditesh Peza beri be e rrufe se parat e tij nuk jane para droge dhe trafiqesh por vijne nga superpaga e tij si gazetari me paguar dhe me i adhuruar i vendit.
Mirepo Peza harroi se per te kursyer 1 milione dollare me page 600 euro ne muaj, te duhen se paku 300 vjet! Kjo ne rast se nga paga 600 euro kursen 250 euro ne muaj apo 3000 euro ne vit. Ketij kursimi vjetor prej 3000 euro ne vit i duhen 300 vjet per te arritur shumen e deklaruar nga Peza prej 900.000 euro kursime.”, shkruan Berisha.
Berisha i referohet një vendimi gjykate të publikuar nga Syri.net, sipas të cilit vërtetohet se rroga që Peza ka deklaruar se ka marrë nga “Ora News”, është shpenzuar.
“Bankier Pezen e nxjerr cullak nje vendim i Gjykates se Tiranes i dt 04.03.2010. Ky vendim provon se “super rroga” qe ai pretendon se ka marre nga Ora Neës, behet pluhur dhe katandiset kokoshi ne thelle.”, shkruan Berisha.
Vendimi i gjykatës flet për marrëveshjen e divorcit mes Pezës dhe ish-bashkëshortes Adelina Toli.Bazuar në këtë dokument, Peza duhet të paguante 4000 lekë në muaj për djalin e tij Rubens.
Postimi i plotë i Berishës:
Nje histori rilindese siçiliste!!
Si arriti Peza me 600 euro rroge mujore te behet bankier miliardier?!
Te dashur miq, para dy ditesh Peza beri be e rrufe se parat e tij nuk jane para droge dhe trafiqesh por vijne nga superpaga e tij si gazetari me paguar dhe me i adhuruar i vendit.
Mirepo Peza harroi se per te kursyer 1 milione dollare me page 600 euro ne muaj, te duhen se paku 300 vjet! Kjo ne rast se nga paga 600 euro kursen 250 euro ne muaj apo 3000 euro ne vit. Ketij kursimi vjetor prej 3000 euro ne vit i duhen 300 vjet per te arritur shumen e deklaruar nga Peza prej 900.000 euro kursime.
Shtoj ketu se nje fat te lumtur te tille e ka patur vetem Edi Rama, qe kishte te deklaruar ne vitin 2012 gjithsej 3000 euro kursime ndersa sot jeton ne Sarajet e Surrelit ku vetem toka e truallit dhe e oborrit kushton 220 mije euro.
Bankier Pezen e nxjerr cullak nje vendim i Gjykates se Tiranes i dt 04.03.2010. Ky vendim provon se “super rroga” qe ai pretendon se ka marre nga Ora Neës, behet pluhur dhe katandiset kokoshi ne thelle.
Sipas vendimit te Gjykates super rroga e te “adhuruarit” dhe me te paguarit gazetar Peza na ishte gjithesej 80 mije leke, pra 600 euro rroge mujore. Nderkohe kete “super rroge” Peza e ka gezuar vetem per tre vite qe ka punuar tek Ora Neës, sepse para ketyre viteve koleget e tij deputete te PS thone se Peza nuk merrte super rroge por rroge te zakonshme mujore.
Mbi bankier Pezen rendojne edhe burimi i parave te blerjes se dy apartamenteve, te supozojme se njeri eshte apartament ne paje si puna e pallatit ne paje te Edi Rames, kurse apartamenti tjeter per bankier Pezen mbetet ne hava!
Keshtu te dashur miq, duke i besuar betimit te bankierit se parate e tij nuk vijne as nga pluhuri as nga malli, me duhet t’i them Alfredit se, sado te beje çakallin e Edvinit, varianti me i lehte per te eshte kombinimi i disa veprave penale si: Deklarim i rreme, burim i padeklaruar i te ardhurave, vjedhje taksash (evazion fiskal), mosdeklarim page tek sigurimet shoqerore (pra prape vjedhje taksash), mashtrim ndaj gjykates (percmim gjykates) edhe ndonje tjeter. Theksoj perseri se, sado qe te beje çakallin e Rames per t’u fshehur prapa Surrelit, eshte i pashprese!
Vendimi i Gjykatës:
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”827″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]