Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ndodhet në Elbasan për takimin me ata që votojnë për herë të parë në zgjehdjet parlamentare, ish-kryeministri Sali Berisha sulmon atë dhe Policinë e Shtetit lidhur me cështjen aq shumë të debatuar të kanabisit dhe përdorimit të të tjera lëndëve narkotike.
Berisha ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, ku shihet një person i cili në distinktivin e Policisë së Shtetit, ka vënë drogë pluhur të bardhë.
“Me viza edhe Narko-polici i Norieges se Shqiperise, Edvin Kristaq Rames!”, shkruan ish-kryeministri krahas fotos së publikuar.
Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri Berisha, ka akuzuar se efektivë të Policisë së Shtetit, janë vetë të inflirtuar në trafikimin e lëndëve narkotike. Por në këtë rast, efektivi i policisë është përdorues. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post