Ish-kryeministri Sali Berishaka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç me kallashnikov në dorë në kohën kur konflikti mes shqiptarëve dhe serbëve ishte në kulmin e tij.
Berisha shkruan përkrah videos se Vuçiç është padroni i Esad Toptanit të ri, dhe betohej me kallash në dorë para Sheshelit se për një serb do të vrasë 100 shqiptarë.
Ndërkohë në pamjet e mëposhtme duket Vuçiç i cili shfaqet duke u tërhequr mbrapsht në fund të regjistrimit.
“Padroni i Esad Toptanit te Ri, Vuçiç kur betohej me kallash ne dore para shefit te tij, kriminelit te damkosur Sheshel se per nje serb do te vrase 100 shqiptare! Sb”, shkruan ish-kryeministri.
(F.GJ/FAXWEB.AL)