Sali Berisha nuk ka lënë pa komtuar edhe ditën e lindjes së gazetës “Rilindja Demokratike”. Nëpëmjet një statusi të gjatë në Facebook ai ka theksuar kjo gazetë është lindja e fjlaës së lirë dhe mendimit ndryshe. Gazeta “Rilindja Demokratike” sot mbushi 26-vjeç.
Postimi:
Gëzuar 26 vjetorin e fjales së lirë,
daljen e numrit të parë të gazetës “Rilindja Demokratike”!Të dashur miq, 5 janari është për ne shqiptaret dita e fjales së lirë. Me dt 5 janar 1991 u botua numri i parë i gazetës “Rilindja Demokratike”, gazetës së fjales së lirë dhe mendimit ndryshe pas pothuaj gjysëm shekulli monizmi total në diktaturën hoxhiste. Ne dallim nga vendet e tjera ishkomuniste, në të cilat u tolerua një lloj shtypi klandestin dhe një formë e kufizuar e pluralizmit të mendimit, në Shqiperinë hoxhiste, e shpallur me kushtetute si shteti i diktatures së proletariatit, fjala e lirë, deri në vitin 1990 po të dilte nga goja ndeshkohej sipas nenit famkeq 55 me shumë vite burg.
Kurse për një trakt të shtypur, autori dënohej dekada burg, në mos dhe pushkatim!
Në Shqiperi, pluralizmi i mendimit dhe pluralizmi politik linden si të thuash si binjakë të lëvizjes studentore, revolucionit demokratik të dhjetorit 1990. Kështu, fill pas themelimit të PD, Komisioni i saj
Nismëtar, në njeren nga mbledhjet më të para të tij, në një vendim historik vendosi botimin e gazetës “Rilindja Demokratike” si gazetë e fjalë së lirë, organ i Partisë Demokratike si dhe miratoi bordin drejtues të përberë nga gazetarë, publicistë, shkrimtarë, intelektuale të shquar.
Kryetar Bordi u emërua poeti i talentuar Preç Zogaj, një nga themeluesit e PD ndërsa kryeredaktor i gazetes u emërua gazetari i njohur Frrok Çupi. Gazetare me eksperience dhe një grup studentësh aktiv në levizjen e dhjetorit do nisnin punën në ekipin e gazetës, intelektuale të shquar të fushave të ndryshme të Tiranes do ishin bashkepuntorë të saj.
Rilindja Demokratike lindi me një mision të madh:
-si zë i të vertetes në mbreterinë e mashtrimit,
-si rreze drite në hapsiren e erresirës gjysem shekullore
-si zëdhenëse e fjales si lirë, anticensures por edhe e revolucionit demokratik antikomunist të viteve 1990
-si zëdhenëse e interesit dhe çeshtjes kombëtare, deri ateherë të tradhtuar
-si themeluese e shtypit të lirë, mesonjtore e tij.
Numrin e saj të parë e pritem si në ekstaze, në një natë të bardhë, pothuaj si një mesazh gjysëm hyjnor. Fryma e hapur, guximi i ekipit të saj, përmbajtja, civiliteti i shkrimeve dhe uria gjysëm shekullore e shqiptarëve për fjalen e lirë e bënë Rilindjen Demokratike, që në numrat e parë, organ të vërtetave të ndaluara, të mendimit të lirë, gazetën më të fuqishme, më të lexuar në tërë historinë e shtypit shqiptar. Në javet dhe muajt në vazhdim, Rilindja Demokratike, si një akullthyese do eksploronte dhe thyente me sukses akujt në të gjitha territoret e ndaluara të psikologjise së shoqerisë me moniste të Europes duke çliruar mendjet e ngrira prej dekadash nga tabutë që i mbanin të pushtuara. Gazeta, që në numrat e parë perballoi me sukses armiqesinë e eger të partise terroriste, nomenklatures dhe organit te saj “Zeri i Popullit”. Duke qendruar zëdhenëse e revolucionit demokratik e antikomunist të viteve 90, ajo iu rezistoi gjithashtu presioneve të pamerituara partiake për të qendruar besnike misionit te saj kryesor; zëdhenëse e fjalës së lirë, zëdhënëse e të vërtetës. Ajo vjen sot në 26 vjetorin e saj përsëri si organ i të vërtetës, transparencës, antimafies që preballet me vendosmëri dhe guxim me pushtetin me të korruptuar, me të inkriminuar në Europe, me qeverine e tij, organizate e vërtet kriminale. Me këtë rast, le të shprehim nderimin tonë me të madh, mirenjohjen tonë më të thellë ndaj të gjithë atyre që themeluan, formuan dhe drejtuan e drejtojne dhe sot “Rilindjen Demokratike” si organ i të vërtetave dhe vlerave të mëdha të lirisë! Gezuar!!