Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në studion e ABC Neës ka komentuar edhe fushatat elektorale, ai ka thënë se sulmet e Lulzim Bashës janë të strukturuara më shumë ndaj Edi Ramës dhe jo Ilir Metës.
“Ilir Metën nuk mund ta bëj përgjegjës Basha për dështimet e qeverisë. Nuk mund t’i themi Ilir Metës për mashtrimet e Ramës, pasi nuk premtoi Meta 300 mijë vende pune, rrogën e 13, barazimin e pensioneve të qytetit dhe fshatit. Basha nuk synon të jetë kryeparlamentar i ardhshëm i vendit por kryeministër i vendit, tha Berisha
Ndërkohë Berisha foli edhe për deklaratën e Fatos Nanos i cili ka thënë se cështje destinacioni dhe jo timoni. Ish-kryeministri tha se Nano i dha një mësazh të fortë Ramës që ta heq mendjen nga timoni po të shoh stabilitetin dhe ecurin e vendit për të ecur përpara.
“Edi Rama i kërkoj ndihmë Nanos, ai i dha Edit nje mesazh shumë të qartë se duhet ta heqi mendjen nga timoni po të shoh stabilitetin ecurin e vendit përtë ecur përpara .” (S.SH/Shuplaka)