Ish-kryeministri, Sali Berisha ka uruar kombëtaren shqiptare në përballjen e sotme me kombëtaren italiane në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Berisha po ashtu nuk ka harruar ‘i jap lamtumirën dhe kapitenit, Lorik Cana.
“Historike! Ndeshja SHQIPERI-ITALI eshte para se gjithash nje feste e madhe sportive.
Shkodra pret sot nje skuader, e cila ne Shqiperi ka patur historikisht tifoze te shumte, Kombetaren famemadhe te Italise. Por duhet t’i motivoje edhe djemte e kombetares sone per nje loje drejt zenitit, fitores. Suksese djemve tane, dalshi faqebardhe. Mirenjohje te thelle kapitenit Lorik Cana ne lamtumiren e tij dinjtoze. Sb”, shkruan Berisha.
(S.SH/Shuplaka)