Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut beson se mbrojtja e burimit nga ana e gazetarit është më e rëndëishme se dhënia e dëshmisë në lidhje me rastin. Kështu, gazetarija norvegjeze Cecilie Langum Becker fitoi kundër shtetit të saj në Strasburg.
Norvegjia ka shkelur nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, thotë gjykata. Neni 10 siguron lirinë e shprehjes -dhe të drejtën për të marrë dhe shpërndarë informacionin lirisht.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut tani urdhëron Norvegjinë ti kthejë mbrapsht gazetares 30,000 kroner norvegjez pasi e kishin akuzuar më parë ishte akuzuar për refuzimin e zbulimit të identitetit të burimeve të saj në një artikull të lajmeve.
‘Së bashku me Federatën e Gazetarëve e tregojmë këtë vendim të qartë’’, tha sekretari i përgjithshëm I EFJ (European Federation of Journalists), Ricardo Gutierrez. ’’Ky gjykim forcon mbrojtjen e burimeve të gazetarëve, e cila është dhe kushti kryesor për lirinë e mediave. Prandaj ju bëjmë thirrje shteteve të miratojnë legjislacionin me qëllim mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve për të mbrojtur burimin, duke ndjekur standartet europiane. Është në mbrojtje të interesit publik.’’
Ky lajm ka nxitur reagim edhe në rradhët e gazetarëve shqiptarë, ku nuk mungojnë as batutat.
Artan Hoxha: Nje goxha kujtese per “Bravo cunat” e Llalles, …Flamur Vezaj po me lexon nga USA?!!!!
Flamurt Vezaj: Po te lexoj dhe lexova edhe vendimin vella po kujt ja thua se ne e dime po ata “cunat e Llalles” kane mendje te te bejne shantazh e presion shok sepse me derguesin e mesazhit nuk kane by…te merren, keshtu qe vella mblidh forcat dhe “ushtrine” e shoqatave e gazetaret e duhet protestuar …harrova edhe me protest me ata nuk zgjidh gje vetem ai institucioni i rruges se Elbasanit ia mbledh atyre.
(E.K/SHUPLAKA)