Ish-kryeministri Sali Berisha lidhje me dhënien e masës së sigurisë për ish ministrin Saimir Tahirin.
Këtë herë Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se Tahiri i ka bërë një betim Ramës që gjer në varrë do ta ketë nga mbrapa.
Postimi i plotë
“Gjer ne varr mbrapa do te me kesh”!
Betim/kercenimi i Tahirit para ndarjes me Ramen ne spitalin privat! sb
“Mirmbrama doktor, ne takimin qe Rama beri me Tahirin ne spitalin amerikan ku Rama tha se kishte shkuar se i dhimbte kerbishti nga nje miku im punonjes sherbimi eshte regjistruar betimi kercenues i Tahirit para largimit ku i thote Rames po me leshove gjer ne varr mbrapa do te me kesh. Mu kujtuan sot keto fjale kur mora vesh ndeshkimin me pupla te Tahirit nga drejtesia me qendrim ne shtepi.Kjo tregon se Rama eshte skllav i Tahirit!”
(M.Q/Faxweb)
Dixhitali më thotë se kishte dëgjuar prej atij se i kishin thënë që në Sheshin Skënderbej kishte dëgjuar dy kalimtarë që flisnin për ç’kishin dëgjuar te “21 Dhjetori” për një bisedë të fshehtë të dy politikanëve që drejtojnë shtetin.
Përse, xhanëm? Përse katandisen kështu profesorët tanë kur futen në politikë? Ëfarë duan të turbullojnë?