Kandidati i Partisë demokratike për Tiranën, Gent Strazimiri, përmes një prononcimi të dhënë për FaxNews hodhi diritë mbi vijimin e procesit të numërimit në Njësinë numër 7 në kryeqytet.
Strazimir e cilësoi rezultatin e Partisë Demokratike në këtë bastion të majtë si tepër pozitiv pasi ka arritur ta ngushtojë diferencën nga mijëra vota në zgjedhjet e mëparshme në vetëm 200-300 vota në këto zgjedhje.
“Dega 7 ka qenë historikisht një bastion i Partisë Socialiste dhe këtë herë nuk i ka ecur as me lejet e legalizimit të çuara natën, as me procesin e rindërtimit.
Nga disa mijëra vota diferencë që ka patur Partia Socialiste tashmë rezultati është diku te 200-300 vota para.
Procesi ka shkuar mirë, kjo falë punës heroike të vëzhguesve dhe numëruesve, të cilët kanë rreth 30-orë pa gjumë por të përkushtuar që procesi të shkoj sa më mirë.
Dua të garantoj se çdo votë e hedhur kundër mafias në pushtet po mbrohet dhe është e garantuar në mënyrë heroike. Numëruesit mund t’i ndërrosh ekipe ekipe, ndërsa anëtarët e KZAZ-së nuk mund t’i ndërrosh ndaj respekt për punën e tyre të palodhur”, tha Strazimiri.