Në seancën parlamentare ka nisur numërimi për kreun e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.
Ajo që vihet re është se opozita ka marrë pjesë në procesin e numërimit, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim e ka bojkotuar seancën parlamentare.
Kujtojmë që më herët Kryemadhi u shpreh se LSI nuk do të votoj Ruçin si kryetar i Kuvendit.
“Neve kemi marrë një vendim si grup parlamentar që nuk do ta votojmë zotin Ruçi, pasi nuk mund të bëhemi pjesë e një procesi për të legjitimuar një maxhorancë që ka ardhur me votat e blera nga krimi i organizuar. Këtë e shohim çdo ditë prezentë, me mënyrën se si ka funksionuar e gjithë makineria policore e qeverisë së kaluar. Dhe sidomos e qeverisë teknike po e quaj, e cila u kthye në funksion të bandave dhe krimit të organizuar”, tha ajo.
(S.SH/Shuplaka)