07:16 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Biden kërkon një ndërprerje prej 6 javësh të luftimeve në Gazë

09:35 | 13/02/2024
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Biden kërkon një ndërprerje prej 6 javësh të luftimeve në Gazë

Presidenti Joe Biden tha të hënën se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë një pauzë gjashtë-javore në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit në Gazë, si një hap drejt një armëpushimi më afatgjatë.

Zoti Biden dhe Mbreti Abdullah i Jordanisë folën për median pasi dy aleatët mbajtën bisedime në Shtëpinë e Bardhë që prekën një numër çështjesh, përfshirë një ofensivë të pritshme izraelite nga toka në Gazën jugore dhe rrezikun e një fatkeqësie humanitare mes civilëve palestinezë.

Presidenti Biden, i cili ka shfaqur pakënaqësi në rritje me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu lidhur me ofensivën në Gazë, tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë me aleatët në rajon për një marrëveshje për ndaljen e luftimeve për të lejuar lirimin e pengjeve të Gazës dhe rrjedhën në rritje të ndihmës humanitare.

Marrëveshja do të parashikonte një pauzë në luftime prej të paktën gjashtë javësh, “gjatë të cilave mund të punohet për të ndërtuar diçka më të qëndrueshme,” tha zoti Biden.

Mbreti Abdullah ripërsëriti thirrjen për një armëpushim të gjerë.

“Ne nuk mund të lejojmë që kjo të vazhdojë”, tha ai. “Kemi nevojë për një armëpushim të qëndrueshëm tani. Kjo luftë duhet të përfundojë.”

Presidenti Biden ka intensifikuar thirrjet që Izraeli të mos ndërmarrë një ofensivë tokësore në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pa një plan për të mbrojtur civilët palestinezë.

Zoti Biden foli me kryeministrin Netanyahu të dielën dhe Shtëpia e Bardhë tha se ai theksoi se “nuk duhet të ndërmerret një operacion ushtarak në Rafah pa një plan të besueshëm dhe të zbatueshëm për të garantuar sigurinë dhe mbështetjen për më shumë se një milion njerëz të strehuar atje”.

Ekipi i zotit Biden është përpjekur të negociojë një pauzë në luftime për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi që kur grupi militant palestinez që qeveris Gazën nisi një sulm në jug të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz. Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi në Gazë thotë se më shumë se 28,000 njerëz janë vrarë në Gazë në ofensivën e Izraelit kundër luftëtarëve të Hamasit./ VOA

Pas

“Mirëmëngjes Fitness” në Fax News/ Ushtrime për muskujt abdominal! Stërvitini si çdo muskul tjetër dhe lijini kohë të rekuperohen

Para

“Sundimi i ligjit”/ Kapet një 39-vjeçar në Vlorë me qëllim ekstradimin në Itali

Para
“Sundimi i ligjit”/ Kapet një 39-vjeçar në Vlorë me qëllim ekstradimin në Itali

"Sundimi i ligjit"/ Kapet një 39-vjeçar në Vlorë me qëllim ekstradimin në Itali

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton marrëveshje të reja ndërkombëtare për armët me SHBA-në dhe Danimarkën

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

Parashikimi i motit për sot, 7 korrik 2025

Vritet sekretari i këshillit bashkiak në Meksikë teksa po shikonte një ndeshje basketbolli

Nëntë të vdekur në një aksident rrugor në Egjipt

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.