Maqedonia e Veriut ka shënuar një ulje të rasteve me COVID-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit nga 817 testime vetëm 39 kanë rezultuar pozitivë.
Ndërkohë betejën me koronavirusin nuk e kanë fituar 4 qytetarë, ndërsa numri i personave të shëruar ka qenë 48.
Viktimat janë 2 nga Kumanova të moshës 43 dhe 66 vjeç dhe dy nga Shkupi të moshës 71 dhe 72 vjeç.