Është su.lmuar para disa minutave nga forcat e rendit përfshirë ato “Shqiponja” godina e Teatrit Kombëtar. Nga vendgjarje raportohet live ne Fax News se janë tëhequr zvarrë artistë, aktivistë e politikanë që ndodheshin aty për të liruar vendin ku është paralajmëruar të ndërtohet godina e re e artit.
Sipas pamjeve te transmetuara live ne Fax News shihen artiste, aktiviste dhe qytetare qe terhiqen zvarre dhe te gjakosur. Robert Budina, Neritan Licaj dhe shume artiste jane shoqeruar me dhune ne komisariatin nr. 1, Nga pamjet e siguruara nga Fax News dhe Faxweb shihet dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cila-është përleshur dhe tërhequr zvarrë nga efektivët.
Qindra forca Shqiponja e efektivë policie kanë rrethuar të gjithë godinën duke mos lejuar asnjë person të çajë rrethimin metalik të vendosur me shpejtësi. Pas nderhyrjes brutale, menjehere ka nisur dhe shembja e godines se Teatrit Eksperimental.
Gjithashtu gazetari Sokol Dema raporton se është bllokuar Bulevardi Dëshmorët e Kombit, aksi që e lidh atë me Sheshin Skënderbej. I gjithë operacioni po drejtohet nga Gjovalin Loka, drejtor I Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit.