Të gjithë e pamë foton e publikuar dy ditë më parë ngë kryetari i Bashkisë Erion Veliaj me një fëmijë të vogël ndër duar, po nuk kishte si të na shkonte mendja që ai ishte i famshëm.
Është fjala për të voglin e Albanit dhe të Bietës. Fotoja është shkëputur nga ceremonia e martesës së moderatores Elona Duro dhe ka marrë pëlqimin e shumë komentuesve.
Bieta dhe Albani duhet thënë se kanë qenë të kujdesshëm që fotot e para të të birit të mos ia tregonin fytyrën mirëpo Veliajt nuk i është duruar. Kemi përshtypjen se patjetër e ka marrë konfirmimin e prindërve të Kroit.
E sa kohë që i vogli është tashmë një figurë e njohur foton po e bëjmë publike të plotë edhe ne.
(E.K/SHUPLAKA)