10:45 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bilanci i energjisë, importet u rritën 2.2 herë, peshën e prodhimit neto e mbajtën privatët

14:07 | 23/05/2024
në Aktualitet, Ekonomi, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bilanci i energjisë, importet u rritën 2.2 herë, peshën e prodhimit neto e mbajtën privatët

Importet bruto të energjisë në vend u rritën me 2.2 herë në 3-mujorin e parë të vitit. Bilanci i energjisë i publikuar nga institutit i Statistikave tregon se viti 2024 edhe pse një vit i mirë në aspektin e prodhimit nuk ka arritur të tejkalojë vitin n2023 që konsiderohet si një vit mirë hidrik. Për rrjedhojë përveç prodhimit edhe eksportet janë në rënie në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Gjatë tremujorit të parë të vitit 2024, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 3,3%. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u ul me 11,1%, duke arritur vlerën 2.478 GWh nga 2.787 GWh energji të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2023. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 46,9%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 50,3% dhe nga të tjerë prodhues (Fotovoltaik) në masën 2,8% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e parë të vitit 2024, arriti vlerën 535 GWh nga 246 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rritje me 2,2 herë. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 814 GWh nga 904 GWh, duke shënuar një rënie me 10,0%”, vlerëson INSTAT.

Privatët mbajnë peshën kryesore

Hidrocentralet private kanë arritur të prodhojnë më shumë energji sesa kaskada e Drinit që në të kaluarën me luhatje të vogla ka dominuar prodhimin e energjisë. Madje këto të fundit kanë shënuar rritje edhe në raport me vitin e shkuar. Sipas INSTAT hidrocentralet publike, në tremujorin e parë të vitit 2024, prodhuan 1.162 GWh nga 1.614 GWh të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2023, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 28,1%.

“Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 1.246 GWh nga 1.156 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 7,8%. Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në tremujorin e parë të vitit 2024 është 279 GWh nga 658 GWh që ishte në tremujorin e parë të vitit 2023”, thuhet në dokument.

I njëjti tregon se humbjet në rrjet arritën vlerën 483 GWh nga 534 GWh duke shënuar kështu një rënie me 9,5 %. Humbjet në transmetim janë ulur me 7,4% ndërsa humbjet në shpërndarje kanë rënë me 9,7%. Humbjet teknike në shpërndarje kanë shënuar një rënie me 2,2%, ndërsa humbjet jo teknike në shpërndarje kanë shënuar një rënie me 24,6%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023 (fig.3

Rritet përdorimi i energjisë

Biznesi dhe familjarët duket se në tremujorin e parë të këtij viti kanë rritur përdorimin e energjisë. Konkretisht përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e parë të vitit 2024, u rrit me 7,6%, duke arritur vlerën 1.716 GWh nga 1.595 GWh që ishte në tremujorin e parë të vitit 2023.

“Ndikimin më të madh në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët familjarë, ku kemi një rritje të konsumit të energjisë elektrike me 9,5%, përkundrejt rritjes me 5,1% të energjisë së konsumuar nga konsumatorët jo familjarë”, thuhet në publikim./ Monitor

Pas

Rezoluta antikorrupsion miratohet me votat e PS, Tabaku: Parlamenti ka nevojë për përfshirje, jo për një tjetër rezolutë që nuk do të zbatohet

Para

Sërish dështon votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Para
Sërish dështon votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Sërish dështon votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Discussion about this post

 



Të Fundit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 55”,Kapet në Shkodër dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Trump kërcënoi BE-në me tarifë 30%, paralajmëron ministri i Jashtëm italian: Kemi përgatitur taksa me vlerë 21 miliardë euro për produktet amerikane

GJKKO nxjerr në arrest shtëpie ish-Shefi e Rrugores Tiranë, Roven Zeka

Sot pritet të mbyllet aksioni i shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth! Kanë mbetur vetëm dy objekte

Lufta në Gaza vazhdon/ Ushtria izraelite: “Kemi shkatërruar 100 objektiva të Hamasit”

Lufta në Ukrainë, i dërguari special i Trump mbërrin në Kiev

Rrogozhinë/ Ndezi zjarr dhe për pasojë u dogjën qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 ha bimësi

Rama paralajmëron sistem të ri të furnizimit të naftës: Do sjellë kontroll të çmimit

Aksioni në Theth, Kryeministri Rama: Nuk do të ketë resorte turistike

“Nuk i thamë askujt na jep votën dhe ndërto pa leje”/ Rama reagon për Thethin: Nuk janë njerëz të shkretë, por…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.