14:48 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bilanci i prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm/ Në 6 muaj janë sekuestruar 100 milionë euro!

12:44 | 14/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bilanci i prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm/Në 6 muaj janë sekuestruar 100 milionë euro

Rreth 100 milionë euro janë sekuestruar në gjashtë muajt e parë të vitit nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në të gjithë vendin.

Vetëm gjatë muajit qershor, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sekuestroi 50 milionë euro pasuri të disa subjekteve tregtare për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’.

Ndërkohë që po në muajin e fundit, kjo prokurori sekuestroi edhe 10 milionë euro pasuri në llogari bankare në kuadër të hetimeve të skemës së mashtrimit të kredidhënies, administratorëve të subjekteve financiare.

Sekuestrime në vlera të mëdha monetare, nga 2 deri në 35 milionë euro, janë realizuar edhe nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në Fier e Vlorë.

Më konkretisht, Prokuroria Pranë gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vendosi në sekuestro preventive në Himarë, pasuri të patundshme në vlerë totale prej 35 milionë eurosh. Pasuri të dyshuara se janë përfituar me dokumente të falsifikuara.

Ndërsa në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, vetëm në një nga hetimet e fundit të këtij institucioni u sekuestruan pasuri në vlerë 2 milionë euro të cilat dyshohej se buronin nga veprimtari kriminale. Në të njëjtën linjë, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në Durrës, Elbasan, Sarandë, Lezhë, Gjirokastër dhe Korçë, kanë sekuestruar në gjashtë muajt e parë të këtij viti, pasuri të tjera të tundshme dhe të patundshme si prona, makina si dhe subjekte të ndryshme tregtare.

Etiketa: prokuroriaraporte
Pas

Skandali te Onkologjiku, Prokuroria e Tiranës shpall mos kompetencë, ia kalon dosjen SPAK-ut

Para

Zjarret në Lurë, FA dhe Forcat e Operacionales në luftë me flakët

Para
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 23 vatra në 24 orë, aktive vetëm dy prej tyre

Zjarret në Lurë, FA dhe Forcat e Operacionales në luftë me flakët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e ish pjesëtarit të UÇK, Pjetër Shala

Belinda Balluku mbështet përzgjedhjen e profesionistëve të rinj në sektorin e naftës dhe gazit

Trump premtoi armë për Ukrainën, Zelensky pret në Kiev të dërguarin e SHBA-ve, Kellogg

Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, vijojnë përpjekjet për frenimin e flakëve, pritet ndërhyrja nga ajri

Tërmeti me magnitudë 6.9 godet Indonezinë, nuk raportohen të lënduar

Plagosje në Vlorë, një 17-vjeçare u paraqit në spital në gjendje të rëndë, policia njoftim zyrtar

Tre vatra zjarri aktive në Drenovë të Mallakstrës

‘Furtunë’ dorëheqjesh edhe në Korçë, kryetarët e njësive administrative dorëhiqen pas ultimatumit të Ramës

Berisha: Dënoj me forcën më të madhe krimin shtetëror ndaj banorëve të Thethit dhe kërkoj ndërprerjen e këtij terrori dhe dëmshpërblimin e të gjitha banesave të prishura

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, arrestohet 31 vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.