04:27 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bileta e urbanit, Bashkia e Tiranës pranon raportin e KLSH-së: Çmimi u rrit në përfitim të operatorëve

20:28 | 18/01/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bileta e urbanit, Bashkia e Tiranës pranon raportin e KLSH-së: Çmimi u rrit në përfitim të operatorëve

Bashkia e Tiranës pranoi pas pyetjeve të rrjetit investigativ BIRN se konkluzionet e një raporti kritik të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi vendimin për rritjen e çmimit të bilietës së transportit urban, qëndrojnë se dhe në të vërtetë, rritja e çmimit nuk qe indeksim, por thjeshtë një rritje e ndërmarrë për të kënaqur operatorët privatë të transportit publik.

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi më 30 dhjetor 2015, në kushtet e mungesës së transparencës, pa e publikuar më parë projektvendimin dhe pa konsultim publik, rritjen e çmimit të biletës së transportit urban nga 30 në 40 lekë.

Një vit më vonë, një raport auditimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit doli në konkluzionin se vendimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës nuk bazohej në rregullat që mbikëqyrin “indeksimin e çmimit” të transportit urban dhe se vendimi qe në dëm të interesave të qytetarëve dhe si i tillë, rritja e çmimit duhet të anulohet.

Pas raportit të KLSH,-së bashkia doli me një variant të ri, duke pranuar se çmimi është rritur pasi ka rënë viktimë e kërcënimeve për grevë të operatorëve të transportit urban në Tiranë.

Bashkia pranoi gjithashtu se formula e përcaktuar në rregullimin e indeksimit të çmimit nuk është zbatuar, siç është vërejtur edhe nga raporti i KLSH-së.

Indeksimi i çmimit nënkupton rritjen e një çmimi të kontrolluar nga autoritetet sipas normës së inflacionit zyrtar të matur nga Instituti i Statistikave. Rritja e çmimit të biletës së transportit urban nga 30 në 40 lekë, e cila nënkupton rritjen e çmimit me 33 për qind, në fakt qe shumë më e lartë se sa rritja e inflacionit nga viti 2008 deri në vitin 2015.

“Vendimi është marrë  në kushtet e emergjencës nga ana e Këshillit Bashkiak, për shkak se ekzistonte mundësia e paralizimit të shërbimit nga ana e operatorëve që  deklaronin pamundësinë e vazhdimit të tij,” tha Drejtori i Punëve Publike Taulant Tusha për Birn.

Bashkia pranon që vendimi i Këshillit Bashkiak përcakton dhe formulën që bashkia duhet të përdorte për indeksimin e çmimit të biletës, po nuk thotë nëse kjo formulë është përdorur gjatë rritjes së çmimit me 33 % në fillim të vitit 2015.

Sipas raporit të auditimit të KLSH-së, kjo formulë indeksimi nuk është përdorur nga bashkia në vendimin nr.66 ë Këshillit Bashkiak, pasi ajo nuk e justifikonte rritjen e çmimit me 33 %.

“Kur i kërkuam DTTRr përllogaritjen e saktë të formulës së prezantuar në relacionin e VKB nr.66 datë 30.12.2015, morëm përgjigjen finale se nuk është marrë në konsideratë as norma e inflacionit e deklaruar zyrtarisht e as një formulë paraprake,” shkruan KLSH në raport.

“DTTRr konfirmon se kjo rritje çmimi prej 33% është bërë në masa emergjence. Për pasojë, rritja e çmimit të biletës së urbanit në linjat qytetëse është e pabazuar në relacionin bashkangjitur VBK nr 66 datë 30.12.2015”, shton KLSH.

Sipas KLSH-së vendimi i bashkisë Tiranë ishte jo vetëm i gabuar por edhe në dëm të interesi publik.

KLSH i kërkoi Bashkisë së Tiranës marrjen e masave të menjëhershme të përcaktimit të çmimit  të biletës në bazë të një formule të saktë ekonomike, e deri  në përmbushjen e këtij detyrimi  pezullimin e vendimit të rritjes së çmimit të biletës për transportin publik. (A.R/SHUPLAKA)

 

Etiketa: bashkia tiranebiletacmimiKLSHurban
Pas

Tragjedi në Meksikë, 12-vjeçari vret nxënësit dhe mësuesin

Para

Kryeparlamentari i Kosovës i përgjigjet kërcënimeve të Nikoliç: Jemi më të fortë se në vitet ’90

Para
Kryeparlamentari i Kosovës i përgjigjet kërcënimeve të Nikoliç: Jemi më të fortë se në vitet ’90

Kryeparlamentari i Kosovës i përgjigjet kërcënimeve të Nikoliç: Jemi më të fortë se në vitet '90

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.