Në Asamblenë Zgjedhore për FSHF-në sikundër pritej nuk do të jenë 66 anëtarë që do të votojnë por 65. Mësohet se Bilisht Sport ka paraqitur dokumentet me vonesë dhe për këtë arsye nuk është lejuar të votojë.
Pas zgjedhjeve për kreun e FSHF-së, do të bëhet më pas një votim i dytë, ku 66 delegatët do të zgjedhin 9 anëtarë të Komitetit Ekzekutiv mes 23 kandidatëve. Ndërkohë, duke qenë numër çift, ekziston mundësia që në garën mes tre kandidatëve për presidentë të ketë rezultat të barabartë.
Fillimisht ata do të votojnë për kreun e ri të institucionit të futbollit mes tre kandidatëve: Armand Duka, Bashkim Fino dhe Shpëtim Hala.
VOTIMI:
Në listën me tre emra mjafton të vendoset një shenjë në formë kryqi ose plusi, që vota të jetë e vlefshme. Pas përfundimit të procesit për zgjedhjen e presidentit, do të bëhet më pas edhe zgjedhja e nëntë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së për të plotësuar numrin 11 të tyre, pasi këtu përfshihet presidenti i ri dhe kryetari i shoqatës së arbitrave, i cili e ka të sigurt vendin. (J.V/Faxweb)