Pas qarkullimit të lajmit se deptutetja Rudina Hajdari ka krijuar një parti politike të cilën e ka quajtur “Bindja Demokratike”, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Me nota ironike Manjani shkruan se qëllimii kësaj parti është krijuar për inat të kryedemokratit Basha, si dhe krijimi në godinën e kryeministrisë.
Postimi i Manjanit
Lajm:
Krijohet parti e re.
Quhet: Bindja Demokratike.
Përbëhet prej: Demokratësh të bindur.
Qëllimi: ti jepet edhe pak oksigjen qeverisë.
Motivi: për inat të Lulit.
Objektivi: kap ç’a t’kapësh.
Financohet nga: “sekret”
Koha e themelimit: shpejt e shpejt sa nuk ka ndërruar mendje PD.
Selia: godina e Kryeministrisë.
Programi: në hartim e sipër. ( coming soon) në varësi të situatës.
Slogani: opozitë e bindur e tigani plot.
——————
Konkluzioni:
Mirë ata që janë “bindur” nuk e kuptojnë dot se ku janë, po qeveria vërtetë beson se do mbijetojë me ta?!
Unë mendoj se jo…