Hermes Nikaj u arrestua gjatë ditës së djeshme, teksa ishte në një hotel në zonën e autostradës Tiranë-Durrës së bashku me një 47-vjeçar nga zona e Mamurrasit, për shfrytëzim prostitucioni.
Shuma që merrnin vajzat që shfrytëzoheshin për prostitucion ishin nga 500 deri në 700 euro. Mësohet emri i pronares së estetistes në Tiranë, e cila përfitonte 50 euro nga çdo klient. Anjeza Bena është vunë në pranga së bashku me 3 persona të tjerë për ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni.
“Shtetasja A. B., (Anjeza Bena) nëpërmjet qendrës së saj estetike fillimisht punësonte femra si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 Euro nata”, konfirmoi Policia.
Të rejat që shfrytëzoheshin për prostitucion lëviznin me taksi ose me makinat e klientëve, sipas ‘Panoramës’ dhe takimet i linin zakonisht gjatë fundjavës.
Gjatë hetimeve proaktive një vjecare të policisë ka rezultuar se grupi përdorte edhe kode që i dinin me njëri tjetrin për tu kuptuar për këtë veprimtari të paligjshme:
‘Bëhu gati, kam gjetur një të mirë’ ose “Bingo na doli fati” janë dy prej kodeve të përdorura.
Një prej vajzave e cila është po hetohet në gjendje të lirë ka treguar në polici se klientët i kishte gjetur Hermes Nikaj, ose i njohur ndryshe edhe si Zogu i Tiranës. Ky i fundit ka mohuar akuzat një ditë pas arrestimit dhe në polici tha se marrëdhëniet seksuale vajzat i kryenin me dëshirë dhe nuk merrnin pagesë në këmbim.
Mësohet se prostitucion ushtrohej edhe në disa nga lokalet e natës në kryeqytet, por vajzat shfrytëzoheshin edhe si eskorta, nga personazhet VIP.