09:50 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

BIRN: Durrësit i mungojnë udhërrëfyesit turistikë

14:37 | 15/04/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
BIRN: Durrësit i mungojnë udhërrëfyesit turistikë

Durrësi ka një numër të kufizuar udhërrëfyesish turistikë, të paktën në raport me numrin e përgjithshëm të tyre në të gjithë Shqipërinë, por edhe me kapacitetet akomoduese dhe me historinë e qytetit të lashtë. Ariana Isaku, me një përvojë të gjatë në këtë sektor tha për BIRN se përballë numrit në rritje të turistëve që mbërrijnë në vendin tonë, Durrësi aktualisht ofron jo më shumë se sa 20 guida turistike, shumë pak përballë numrit të përgjithshëm prej afro 400 specialistësh të liçensuar në shkallë vendi.

Gjatë vitit 2023 në Shqipëri mbërritën 36 avionë çarter me turistë në javë, dhe pritet një rritje e numrit të tyre – tha Ariana.

Që prej 8 vjetësh, kur ministria e Turizmit liçensoi udhërrëfyesit e parë, filloi të strukturohej një sistem shoqatash të cilat ofronin edhe kurset e formimit përkatës, ndërsa jo vetëm në Universitetin e Durrësit, u hapën  degët e turizmit arkeologjik, si dhe ajo e udhërrëfyesve.

“Në qytetin antik ofrojnë shërbimet e tyre guidat lokale dhe ato kombëtare – tha znj. Isaku, duke shtuar se megjithatë disa herë grupet turistike marrin informacione të shtrembëruara për historinë e qytetit të lashtë.

Ka ndodhur që drejtuesi i huaj i turit ka preferuar ta kryejë vetë guidën, për të minimizuar shpenzimet, edhe pse jo i specializuar. “Ne kemi denoncuar raste kur amfiteatri është trajtuar nga të huajt e paliçensuar si arenë betejash të periudhës osmane – shtoi Arjana Isaku.

Kjo është arsyeja, sipas saj, që Ministria vendosi rregulla të përcaktuara mbi praninë e guidës vendase në të gjitha grupet e huaja.

Megjithëse numri i të rinjve të interesuar për profesionin e guidës është rritur, formimi profesional i tyre duket sikur përfundon me studimet në degën 2-vjeçare universitare në Durrës.

Ana Kërtusha nisi punën si guidë, pas një përvojë 13-vjeçare si mësuese e gjuhës angleze.

“Turistët kanë interesa të ndryshme njohjeje, dhe vetëm leximi i vazhdueshëm e bën të mundur informacionin e plotë që ata kërkojnë”.

Sipas Anës grupet e turistëve nga vendet aziatike pyesin veçanërisht për situatën dhe mënyrën e jetesës gjatë viteve të komunizmit, ndërsa evropianët kanë kryesisht interesa të trashëgimisë kulturore në qytetin antik.

“Është më e lehtë të shoqërosh grupe të vogla, të interesuara për tema të veçanta – shton Ana Kërtusha, e cila ndjehet shumë e kënaqur me profesionin që ka zgjedhur.

Në hotelet e mëdha në jug të qytetit gjejmë listat e udhërrëfyesve, të cilët pasi kontaktohen në telefon mbërrijnë në zonën turistike dhe më pas drejtojnë grupet e turistëve të interesuar në monumentet e qytetit. Shumë prej tyre, megjithëse kanë prenotuar vetëm paketën e shërbimeve të hotelit dhe plazhit kanë mundësi të vizitojnë qytetin e Durrësit, falë guidës së specializuar – tha për BIRN Bjordi Xhafa, një udhërrëfyes që punon prej katër  vitesh në këtë sektor. Por qytetit aktualisht i mungojnë InfoPointet për turistët që kërkojnë ta vizitojnë në mënyrë vetmitare.

Edhe Qendra e informacionit që u ngrit me mbështetjen e ambasadës turke para disa vitesh në Terminalin e udhëtarëve të portit detar, u mbyll brenda pak muajsh. Udhërrëfyesit profesionistë kanë krijuar disa rrjete informacioni në internet, jo vetëm për tu njohur me të rejat e fundit në fushën e turizmit, por edhe për të informuar njeri tjetrin mbi mundësitë e punësimit ditor apo javor në këtë sektor.

Për sezonin e ardhshëm veror një nga vështirësitë e guidave në Durrës lidhet me mbylljen e muzeut arkeologjik për arsye rikonstruksioni. Muzeu Arkeologjik do të jetë i mbyllur për të dytin vit radhazi, ndërsa muzeu Etnografik nuk funksionon që nga tërmeti i rëndë i vitit 2019.

Vitin e kaluar rajonin e Durrësit e vizituan mbi 1 milion turistë dhe numri I tyre parashikohet të rritet këtë sezon. Kjo e bën të domosdoshme rifillimin e punës së tyre – përfundoi Ariana Isaku./ BIRN

Pas

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë reagon për Shpiragun: Nuk ka mbyllje të kërkimeve, por vetëm gjetje të zgjidhjes së duhur teknologjike

Para

Miratohen çmimet e reja për energjinë elektrike për furrat e bukës që janë pastiçeri dhe bar-kafe

Para
Miratohen çmimet e reja për energjinë elektrike për furrat e bukës që janë pastiçeri dhe bar-kafe

Miratohen çmimet e reja për energjinë elektrike për furrat e bukës që janë pastiçeri dhe bar-kafe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Ekspertët i konsiderojnë masa “shkatërruese” për Kremlinin/ Çfarë pritet nga sanksionet e reja të Trump ndaj Putin dhe si do të “goditet” ekonomia ruse

Wadephul: Shqyrtim i furnizimeve me armë për Izraelin

OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit

Nga Mirdita në Bruksel e deri në Lezhë, hakmarrja mes dy fiseve! Këta janë vëllezërit Kaza, dy prej tyre të vrarë brenda një viti, njëri i dënuar me 22 vite burg

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë më 5 qershor

FOTO/ Luis Enrique nderon vajzën e tij të ndjerë pas fitores së Ligës së Kampionëve

22 të vrarë pas sulmeve të fundit izraelite

“Njerëzit e mi në Londër futën GPS në zarfe”, Noka: Fleta ndodhet në Angli dhe vota u numërua nga Balla në Tiranë

Lufta në Gaza/ Izraeli bombardon ndihmat humanitare, 30 të vrarë dhe 120 të plagosur! Autoritetet: Kurthe masive vdekjeje!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.