Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra publike sot nga Presidenti Ilir Meta, ku një sipërmarrës denonconte rastin e gjobëvënies së biznesit të tij.
Përmes një reagimi, Gonxhe theksoi se Meta sot ra deri në nivel ciceroni, duke shtuar se personi ne fjale eshte perdorur si kamikaz nga Meta.
Kujtojmë se biznesmeni Erjon Mane tha sot në prani të Metës se Gonxhe i kishte bërë bllok në telefon sapo kishte marrë informacion se ishte përkrahës i një force tjetër politike dhe se kishte postuar në ‘FB’ foton e Kryemadhit.
Postimi i plote:
Ilir Meta sot ra deri në nivel ciceroni, por publiku u bë shumë kurioz për videon që i kisha dërguar militantit të tij, në një komunikim në orarin e telefonin tim privat, që Meta nuk e klikoi që ta shfaqte në monitorin e sallës së Presidencës, ndaj dhe pas lumit të kërkesave për ta shuar këtë kureshtje po e postoj këtu tani!
A ju kujton gjë Drini Kryemadhi? Ne i përgjigjemi edhe të shtunën, edhe në celular privat, edhe kur ankesa nuk lidhet direkt me ne, idhtarëve e aktivistëve të atyre që i kanë vënë kazmën shërbimeve të transportit rrugor – ky është morali i fabulës! Ndërsa “Presidenti” i tyre i përdor si kamikaze!
Ndjesë publikut e medias për shkarjen presidenciale, krenar për publicitetin!
(E.H/Faxweb.al)